GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal/ Denoncohet tenderi 8 mld lekë për uniforma gardianësh

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandal/ Denoncohet tenderi 8 mld lekë për uniforma gardianësh

Skandal/ Denoncohet tenderi 8 mld lekë për uniforma gardianësh

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blerja e uniformave për policinë është kthyer në një skemë përvetësimi të fondeve dhe askush nuk ndalet, pavarësisht skandaleve me bujë. Kujtojmë se, në vitin 2020 u denoncua tenderi 25 milionë euro për blerje uniformash për Policinë e Shtetit, kur u vunë në pranga 10 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe çështja u hetua nga SPAK. Pa ikur akoma njolla i këtij skandali, Ministria e Brendshme fillon shpenzime marramendëse, këtë herë për gardianët e burgjeve. Epo ministrin e ndërruam, zakonin nuk e harrojmë.

Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruar, në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka hapur tenderin rreth 8 miliardë lekë me dy lote.

Njëri lot do të shkojë për blerje uniformash dhe tjetri për  këpucë. Prokurimi për lotin me objekt “Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre” mban numrin e referencës “ Ref-48633-11-04-2022”. Sipas dokumentit për këtë pjesë janë në dispozicion 636.277.492 lekë të reja ose 6 miliardë lekë të vjetra. Më tutje evidentohet se me këto para do të blihen këmisha, pantallona, bluza dhe xhaketa.

Ndërsa loti tjetër ka objekt “Blerjen e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Burgjeve”. Nga vlera 772 milionë lekë të reja që është vënë në dispozicion, për këtë lot do të shpenzohen rreth 2 miliardë lekë. Me këto para, gjithashtu do të blihen këpucë, xhaketa, bluzë, këmisha dhe pantallona për policët e burgjeve.

VKM-ja e qeverisë

Rruga për këto shpenzime është hapur që në korrik të këtij viti nga një vendim i qeverisë. Duket sikur të gjitha këto shpenzime po bëhen që policët e burgjeve në të gjithë vendin ta kenë veshjen njësoj. Në një vendim të miratuar të firmosur nga kryeministri Edi Rama thuhet se, do të lihet në dispozicion fondi 2,6 milionë euro fond për uniforma të reja për gardianët. Nga një anë ky tender duhet parë me sy pozitiv. Sepse më në fund Pas më shumë se një dekade, policia e burgjeve do të pajiset me uniforma të reja.

Në vendimin e qeverisë thuhet se policët e të gjitha burgjeve do të kenë të njëjtën uniformë. Uniformat e reja variojnë në bazë të stinëve, ku për stinën e dimrit është dizenjuar një veshje e ngushtë, ngjyrë blu e errët. Të reja do të jena edhe stemat, gradat dhe simbolet e punonjësve të policisë. Ndërsa më tutje citohet se “punonjësit e rolit bazë sipas stinës përfitojnë edhe pelerinë shiu, doreza lëkure, çorape, rrip mesi dhe rrip shumëfunksional”.

Qeveria ka miratuar fondin për 3600 uniforma të reja për dy vite. Ndërsa Ministria e Brendshme ka nisur procedurat e tenderimit për fondin prej 2,6 milionë eurosh. Ndërkohë, na mbetet të shpresojmë që të paktën këtë herë këto fondet marramendëse Çuçi do t’i shpenzojë vërtet për aty ku janë përcaktuar.

Ankesat

Por, dokumentet që do të paraqesim tani na e bëjnë të vështirë të besojmë se këto tenderë do të realizojnë qëllimin. Tashmë për të dy lotet janë bërë denoncime në Komisionin e Prokurimeve Publike. Denoncuesit janë  firmat “MARSI & AL” dhe  “GJERGJEFI shpk”. Këto dy kompani kanë ngritur akuza të ngjashme në lidhje me tenderët.

 

Ankimuesit shprehen se, Autoriteti Konkurrues nuk ka përshkruar sipas ligjit të dhënat e mallrave. Pra, janë lënë të paqarta kriteret që duhet të plotësojnë ofertuesit.  Gjithashtu, në ankesë thuhet se afati i lënë në dispozicion për përgatitjen dhe dorëzimin e mostrave është i pamjaftueshëm. Bazuar në eksperienca të tjera të ngjashme dhe të kompanive ankimuese.

Kështu, ankimuesit ngrenë pretendime se kriteret janë hartuar  për fitues të paracaktuar. Të cilët mund të dinë mirë përmasat e mallrave, madje mund t’i kenë ato të grumbulluara në magazinë, gati  për t’i shpërndarë sapo të firmosin kontratën. Ankimuesit shprehen të bindur se duke mos përcaktuar detajet për veshjet mund të krijohen hapësira për shpërdorime.

Kujtojmë se edhe në tenderin e vitit 2020 “Për blerje uniformash për Policinë e Shtetit”, u evidentuan nga SPAK manipulime me kriteret e këtyre uniformave, numrin e tyre për të vjedhur fond më të lartë, kur në të vërtetë shpenzohej më pak. Historia po përsëritet, me komsione dhe ministër të ri.

Lexo edhe:Tenderi i uniformave të policisë, “Apeli” lë në fuqi vendimin për 10 të arrestuarit

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDenoncimKPPSkandaltenderuniforma policesh

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
“Përfaqësoj popullin”, kryeplaku: Nuk njoh as Ramën e as Berishën

“Përfaqësoj popullin”, kryeplaku: Nuk njoh as Ramën e as Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!
Breaking Views

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

20:27 - 01/06/26

Kjo eshte protesta e dytë radhazi në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së...

Lexo më shumë
Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

20:15 - 01/06/26
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

19:54 - 01/06/26
Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

19:40 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetkare girişJojobet