GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mediat italiane: Butrinti në rrezik nga vendimi i qeverisë Rama

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mediat italiane: Butrinti në rrezik nga vendimi i qeverisë Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media italiane i ka kushtuar një kronikë çështjes së Parkut Kombëtar të Butrintit pas planit dhe vendimit të qeverisë.

Media shkruan se në Shqipëri ambientalistë dhe opozita janë bërë barrikadë kundër vendimit të qeverisë për t’i besuar menaxhimin e parkut arkeologjik një fondacioni miks.

“Ekstremi jugor i Shqipërisë është zona turistike më e zhvilluar e vendit. Plazhet e bardha të Sarandës dhe Ksamilit që sfumojnë në ujërat e kaltra të Jonit dhe mbi të gjitha Parku Kombëtar i Butrintit, i deklaruar trashëgimi e UNESCOS në 1992. Një vend i mrekullueshëm i vendosur përballë ngushticës së Korfuzit, një park që përmban thesare të mëdha arkeologjike dhe thesare natyrale me një shumëllojshmëri kafshësh dhe bimësh, aq shumë sa në vitin 2003 zona u kualifikua si zonë Ligatinore Ramsari me rëndësi ndërkombëtare. E gjitha kjo mund të vihet në rrezik nga vendimi i qeverisë së Edi Ramës për t’i besuar menaxhimin e parkut Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, vendim i kundërshtuar nga partitë e opozitës që e kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shqiptare”, deklaron gazetari Gianni Giampietro në kronikë, teksa më tej flet me ish-drejtorin e parkut Auron Tare.

“Problemi me Butrintin tani ka të bëjë mbi të gjitha me menaxhimin. Parlamenti ka miratuar një ligj që i beson drejtimin e parkut një fondacioni privat të huaj. Parku i Butrintit është më i madhi dhe më i rëndësishmi i vendit dhe kjo është një pikë që shumë arkeologë dhe studiues shqiptarë nuk mund ta pranojnë”, deklaron Auron Tare.

Ka një tjetër problem, një pjesë e parkut do të përjashtohet nga mbrojtja?

Është një vendim i marrë nga qeveria në janar të këtij viti, ai për të përjashtuar 800 hektarë të parkut nga zona e mbrojtur. Kjo është arsyeja që unë kam punuar për vite si drejtor i parkut për ta mbrojtur nga spekulimi dhe nga zhvillimi i fshatrave turistikë. Kurse tani ndërkohë dy fshatra do të realizohen në zonën që nuk i nënshtrohet më mbrojtjes.

Më tej shkrimi thekson se zona e mbrojtur si trashëgimi e UNESCO-s është rreth 2900 hektarë dhe është e rrethuar nga një zonë jastëk më e gjerë, ndërsa i gjithë parku është i shtrirë në 9 mijë hektarë.

Sigurisht që në Ksamil, në gjirin e Manastirit janë parashikuar investime, fshatra turistikë për plot 28 milionë euro, thotë ai.

“Ne nuk shohim vlera as arkeologjike as të trashëgimisë kulturore mbi një shtresë të pushtuar tashmë të territorit siç ka ndodhur me rastin Ksamilit që është një zonë totalisht e urbanizuar që për fat të keq në vitet e para pas diktaturës me një pushtim ndërtesash pa asnjë leje për t’u ndërtuar”, tha ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Disa ambientalistë kundërshtojnë dhënien e drejtimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit një fondacioni privat, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillimin?

Nuk është një entitet privat, është një fondacion që është themeluar nga Ministria e Kulturës, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan është një nga partnerët. Tani jemi në thirrjen e hapur ndërkombëtare për drejtorin e ri të parkut. Kemi një numër shumë të lartë pjesëmarrësish dhe jam e lumtur, sepse do të thotë në një farë mënyre që Butrinti me këtë lëvizje të re ka dalë më në dritë, është bërë më i dukshëm në gjithë arenën ndërkombëtare.

Etiketa: butrintiKryesore1Ramavendimi

Lajme të lidhura

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë
Aktualitet

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë

20:07 - 21/08/26
“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet
Aktualitet

“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet

19:59 - 21/08/26
Qytetarët me mesazhe dhe ironi përmes pankartave në protestë: Çmimet aq të larta sa rroga ime po kërkon azil politik!
Aktualitet

Qytetarët me mesazhe dhe ironi përmes pankartave në protestë: Çmimet aq të larta sa rroga ime po kërkon azil politik!

19:50 - 21/08/26
Para
Tragjedia me dy viktima në Shkodër, Spahia tregon si ndodhi ngjarja

Tragjedia me dy viktima në Shkodër, Spahia tregon si ndodhi ngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë
Aktualitet

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë

20:07 - 21/08/26

Një qytetar, nga sheshi “Skënderbej”, deklaroi se në shtator do të ketë përshkallëzim të protestave që vijojnë prej 83 ditësh...

Lexo më shumë
“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet

“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet

19:59 - 21/08/26
Qytetarët me mesazhe dhe ironi përmes pankartave në protestë: Çmimet aq të larta sa rroga ime po kërkon azil politik!

Qytetarët me mesazhe dhe ironi përmes pankartave në protestë: Çmimet aq të larta sa rroga ime po kërkon azil politik!

19:50 - 21/08/26
Kërkesa për referendum për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, KQZ pajis me formular grupin nismëtar

Kërkesa për referendum për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, KQZ pajis me formular grupin nismëtar

19:03 - 21/08/26
Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

18:39 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com