GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Targat në Kosovë, pse BE nuk po ia del

18:34 - 22/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Targat në Kosovë, pse BE nuk po ia del
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, është koha për të pyetur nëse Bashkimi Evropian mund ta arrijë vërtet normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe nëse shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, janë njerëzit që mund t’ia dalin.

Ndërprerja e bisedimeve

Kur bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, u ndërprenë më 21 nëntor në Bruksel, Borrell dha një nga vlerësimet më të mprehta deri më sot për atë se ku qëndron problemi dhe kush është fajtor. Duke folur për mediat, pa pranuar pyetje, ai tha:

“Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçic e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”. Më pas vazhdoi me një paralajmërim kërcënues:

“Do t’i informoj shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar. Kjo vlen veçanërisht për Kosovën. E di, kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ”.

Tani, Borrell është ndryshe në krahasim me dy paraardhëset e tij, Catherine Ashton dhe Federica Mogherini, të cilat, po ashtu, kanë ndërmjetësuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Fillimisht, ai flet me gazetarët për dialogun, gjë të cilën paraardhëset e tij e kanë bërë rrallë – nëse e kanë bërë.

Durimi po mbaron 

Dhe kur flet, flet hapur. Mediat e mirëpresin, por kjo gjë nganjëherë e minon natyrën e rolit të tij, që është lehtësues. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se ai nuk ka të drejtë. Durimi me Albin Kurtin në Bruksel po mbaron. Shumica e diplomatëve të BE-së e përshkruajnë atë si “të pakompromis”, “të ngutshëm” dhe “të vështirë”.

Dhe, është fakt se ai është ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm kosovarë që kanë shkuar në Bruksel për të negociuar me Serbinë. Ai shkon atje për të “qëruar hesape” me Beogradin dhe Vuçiqin. Merr ca pikë në Kosovë dhe nuk shqetësohet për t’u futur në “librin e mirë” të BE-së.

Jo shumëkush mund ta shpjegojë “lojën e tij” me BE-në, por lehtësisht mund të konstatohet se atij i ka humbur durimi me BE-së dhe se shumica e bashkëqytetarëve të tij ndihen njësoj. Jo pa arsye.

Kosova pa status

Në dhjetor, Bosnje e Hercegovina, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet vend kandidat për anëtarësim në BE, duke e lënë Kosovën si të vetmin vend të Ballkanit Perëndimor pa një status të tillë.

Prishtina do të aplikojë formalisht për t’iu bashkuar bllokut muajin e ardhshëm, por të gjithë besojnë se ky aplikacion do të ketë një pritje të vakët, pasi pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.

Kosova mbetet jo vetëm pas të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Nga vera, atë e kanë kapërcyer edhe Moldavia dhe Ukraina, të cilat, derisa Rusia nuk ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, nuk kanë pasur asnjë perspektivë për bashkim me bllokun.

Këtu, pastaj, vjen edhe procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Këtë të drejtë, qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtare të BE-së, e gëzojnë për më shumë se një dekadë.

Franca spektike

Ka pasur indikacione se Kosova do ta siguronte liberalizimin e vizave në fillim të vitit të ardhshëm. Më pas Franca, si një zë skeptik, ka sugjeruar që kjo të ndodhë në kohën kur do të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS.

ETIAS është versioni i BE-së i Sistemit Elektronik të SHBA-së për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), përkatësisht një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen të BE-së. Funksionalizimi i tij është shtyrë në disa raste dhe tani është planifikuar për datën 1 nëntor të vitit 2023.

Spanja, një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ka kuptuar se kjo do të ndodhte gjatë kryesimit të saj me presidencën gjashtëmujore të BE-së. Andaj, liberalizimi i vizave për Kosovën është shtyrë sërish – tani për 1 janar, 2024.

Diplomatët e BE-së thonë se “së paku ka një datë tani”, por për Prishtinën ka qenë një proces poshtërues, që e ka bërë të humbasë besimin te Brukseli.

Takim katastrofik?

Dhe pastaj, sigurisht se është vetë dialogu. Kurti tha pas takimit katastrofik të Brukselit se Borrell ka hequr dorë nga afati i marsit 2023, për të finalizuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të përfshinte edhe njohjen reciproke. Ai iu referua një propozimi shumë të përfolur, të cilin Brukseli e ka hartuar me mbështetjen e Francës dhe të Gjermanisë. Pretendimet e tij, megjithatë, u hodhën poshtë nga Brukseli.

Gjëja në të cilën insiston Brukseli, është që fillimisht të zgjidhet çështja e targave të makinave dhe pastaj të bihet dakord për ndonjë gjë tjetër. “Nuk mund të ketë negociata për normalizimin e marrëdhënieve nën kërcënimin e dhunës”, tha një zëdhënës i BE-së pas takimit.

Kjo do të thotë se thirrja, edhe një herë, iu drejtua Prishtinës që të shtyjë zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës dhe Beogradit që të pezullojë lëshimin e targave të reja në komunat në Kosovë, të dominuara nga serbët.

Konfliktet

Ky, në thelb, është problem i vjetër që i ka sjellë palët në prag të konfliktit disa herë në të kaluarën. Është krejtësisht e kuptueshme që Kurti të dëshirojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, në vend se të shkojë pjesë-pjesë, pasi kjo qasje nuk ka funksionuar deri më tash.

Përderisa pala serbe, me të drejtë, mund të thotë se Kosova ka ngecur në krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri, që është pjesë e një marrëveshjeje të arritur në Bruksel në vitin 2013, Kosova mund të thotë se shumë dispozita të kësaj marrëveshjeje mbeten të paplotësuara për shkak të hezitimit serb. Me fjalë të tjera: asgjë nuk do të lëvizë derisa gjithçka të lëvizë.

Kjo, plus konkluzioni shumë i mundshëm i nxjerrë nga Kurti se ai nuk ka shumë për të humbur nga një BE që i ka ofruar pak vendit të tij, ka të ngjarë të na kenë sjellë këtu ku jemi aktualisht. Kështu edhe do të vazhdojë të jetë nëse nuk ndodh diçka radikale.

Pezullimi i targave nga Serbia 

Po, Vuçiq konfirmoi pothuajse menjëherë pas deklaratës së Borrellit se Serbia do të pezullojë lëshimin e targave të reja. Ai u paraqit si burrështetas dhe i pjekur. Por, në Kosovë, kjo mund të interpretohet edhe si “dorëzim” dhe të thuhet se kërcënimet kanë funksionuar.

Vetë Kurti e shtyu afatin për riregjistrimin e makinave për 48 orë, përkatësisht deri më 24 nëntor. Por, vendimin e mori pas ndërhyrjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, të hënën vonë.

Vorbulla vazhdon. Dhe duket shumë se Uashingtoni – ngurrues deri më tani për të marrë frontin në një rajon ku duhet të dominojë BE-ja – duhet të ndërhyjë. Brukseli nuk është në gjendje të vazhdojë me këtë i vetëm. /REL/

Etiketa: BEKosovatargat

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Meksikë-Poloni/ Arbitri akordon penallti, ja çfarë bën Leva (VIDEO)

Meksikë-Poloni/ Arbitri akordon penallti, ja çfarë bën Leva (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com