GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gati për vrasje? Arrestohen katër persona me kallashnikov në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërndanin drogë në klube nate dhe shkolla, prangosen 15 të rinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona pasi u kapën armë zjarri të llojeve të ndryshme. Blutë bëjnë me dije se gjatë një kontrolli janë gjetur 2 pistoleta, të fshehura në pjesën e motorit të makinës si edhe dy kallashnikovë.

Mësohet se personat në fjalë janë me precedent penale dhe ishin nën mbikëqyrjen e policisë, e cila ka ndërhyrë duke neutralizuar ndonjë ngjarje kriminale ku do të përdoreshin armët në fjalë.

Në pranga ka rënë Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Lexo edhe: Rama e kërcënon me gjyqin, Salianji: Po vjedh llokmë të madhe

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Katrori”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit: B. M., 33 vjeç; K. K., 28 vjeç; K. V. (K.), 32 vjeç dhe R. M., 22 vjeç.

Shërbimet e Policisë ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit, automjetin tip “Range Rover”  me të cilin qarkullonin këta 4 shtetas. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehëra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit.

Në vijim të operacionit “Katrori”, u ushtrua kontroll edhe në banesat e këtyre shtetasve dhe si rezultat, në banesën e shtetasit të arrestuar R. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi municioni luftarak.

Etiketa: ArmearrestimeMakineTirane

Lajme të lidhura

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Aktualitet

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

15:35 - 30/10/26
Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore
Aktualitet

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

15:22 - 30/10/26
Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës
Aktualitet

Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

15:07 - 30/10/26
Para
Dokumentet/ Taulant Balla i përfshirë në masakrën me 3 të vrarë?!

Dokumentet/ Taulant Balla i përfshirë në masakrën me 3 të vrarë?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”

16:15 - 30/10/26

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka vijuar turin e tij të monitorimit të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore. I shoqëruar...

Lexo më shumë
Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

15:35 - 30/10/26
Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

15:22 - 30/10/26
Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

15:07 - 30/10/26
I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

14:46 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com