GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj i bindur: PD ka votuar nismat në mbështetje të Kosovës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj i bindur: PD ka votuar nismat në mbështetje të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shprehur se forca politike që përfaqëson, ka votuar gjithmonë pro nismave në mbështetje të Kosovës. Deklaratën ai e bëri në seancën e sotme plenare të përbashkët mes kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai solli në vëmendje se “edhe pse në mosdakordësi me qeverinë Rama, PD ka votuar e mbështetur pa dilema nismat që janë në mbështetje të Kosovës.

Po ashtu, kreu i Grupit të PD-së theksoi edhe një herë qëndrimin kundër që të djathtët mbajnë ndaj “Open Balkan”, ndërsa solli në vëmendje se është një projekt që u vlerësuya nga Parlamenti Evropian si i papërputhshëm.

“Partia Demokratike është e përcaktuar në qëndrimin se dhe një ndër çështjet më delikate në rajon, siç është ai i i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka të gjithë mbështetjen tonë për t’u zgjidhur ne dialog, por në ç’do rast ne, Partia Demokratike, do ta shohim Serbinë vetëm përmes syve të Kosovës. Ne jemi për paqen midis popullit serb e atij shqiptar, por të palekundur mendojmë se të drejtën e shpalljes së kësaj paqeje e ka Kosova e populli i saj. Edhe pse në një mosdakordësi të plotë me qeverinë aktuale në Tiranë.

PD ka votuar e mbështetur pa asnjë dilemë, çdo nisme që shkon në mbështetje apo me pjesëmarrjen e Kosovës. Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe kemi kërkuar që marrëveshjet të implementohen në terren në mënyrë aktive e të mos mbeten në letë…Kundërshtitë tona energjike ndaj një projekti si ish-miniShengen apo Open Ballkan, i cili së fundmi edhe nga parlamenti evropian në dokumentin e strategjisë se zgjerimit u vlerësua me rezerva kundërshtuese, si i papërputhshëm me normat evropiane dhe që nuk garanton gjithpërfshirje.

Kundërshtitë tona për këtë projekt kanë qenë mbi të gjitha, se Kosova kurrë nuk e pranoi, se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e të paqartë.”

Etiketa: Enkelejd AlibeajKryesore1kuvendPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Aktualitet

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje
Aktualitet

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
Para
Debilizimi i debatit publik

Debilizimi i debatit publik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26

Shqipëria ka një nga rrjetet më të dendura të farmacive në raport me popullsinë, por qytetarët vazhdojnë të përballojnë një...

Lexo më shumë

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

09:39 - 14/07/26
Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

09:24 - 14/07/26
Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com