GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skandali me sigurimet shoqërore, pronarët 16 mld lekë borxhe

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me sigurimet shoqërore, pronarët 16 mld lekë borxhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria fsheh informalitetin duke raportuar mbledhje mbi 100% të kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore. Por e kundërta zbulohet në dokumentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT). Një problem kryesor që ka evidentuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) është mospagesa e kontributeve nga bizneset. Në një auditim të kryer për tre vitet e fundit, KLSH evidenton se kjo problematikë sa vjen e thellohet.

Së pari duhet të sqarojmë se, një kompani identifikohet si debitor nga mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore në momentin kur pagesa e kryer është më e vogël në vlerë se vlera e përcaktuar në Deklaratën e Listëpagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të ardhurave nga TAP-i.

Kështu në tabelën më poshtë shihet se ka një rritje të konsiderueshme të numrit të subjekteve debitorë, prej 6,795 mijë subjektesh. Si dhe një rritje të detyrimeve të prapambetura me 1,474,616 mijë lekë nga viti 2020 në vitin 2021. Pra, brenda një viti qeveria lejon të mos paguhen kontribute të sigurimeve në vlerën afro 15 miliardë lekë.

 

Afro 16 mld lekë sigurime të papaguara në 2021

Në analizë të kryer në organet tatimore, vihet re numri i lartë i subjekteve debitorë dhe detyrime të mëdha, për kontribute të papaguara nga këto subjekte. Numri i tyre deri më 31 dhjetor 2021 është 103,628 mijë subjekte debitorë. Dhe detyrimet kontributeve të prapambetura të tyre janë rreth 15.8 miliard lekë nga 14.4 miliardë lekë që ishin deri në fund të vitit 2020.

Gjithashtu bie në sy edhe numri i lartë i kompanive të mëdha që nuk paguajnë sigurimet shoqërore. Ku janë të përfshira edhe ato kompani që gostiten herë pas herë nga qeveria me tenderë miliona euro. Në vitin 2020 numërohen 24,940 firma të mëdha debitore për mospagimin e kontributeve shoqërore. Ndërsa në vitin 2020 kjo shifër ka shkuar në 25,074 biznese. Pra 134 debitorë më shumë në vitin që lamë pas.

Ndërkohë edhe biznesi i vogël regjistron një rritje të subjekteve që nuk paguajnë sigurimet në vitin 2021: Rreth 6,785 subjekte më shumë se në vitin 2020. Për këto detyrime ngrihet alarmi sepse përmes shmangies këtij pagesës së kontributeve, ato rrisin riskun për të punësuar punonjës informalë. Kjo përbën një dëm direkt për qytetarët që rrezikojnë të mos mbulohen me shërbime shëndetësore. Ndërsa në të ardhmen e afërt të mos marrin pensione.

Siguracionet për Administratën

Sakaq, bie në sy te kjo tabelë se qeveria mundohet ta mbulojë këtë humbje me kontributet shoqërore që derdhen për Administratën shtetërore.

 

Për këtë sektor konstatohet se në vitin 2021, niveli i të ardhurave nga kontributet, krahasuar me vitin 2020, janë rritur në vlerën për 11,856,551mijë lekë. Nga auditimi u konstatua se, DPT përfshin si të ardhur nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore edhe të ardhurat nga kamatëvonesat dhe gjobat të cilat janë të lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Vlera totale e këtyre të ardhurave të përfshira në zërin “Të ardhura nga kontributet”, rezulton në vlerën për 444,523,989 mijë lekë. Gjithsesi për të gjitha të dhënat në total, të ardhurat e sigurimeve në sektorin privat mbeten në nivele të dobëta. Pikëpyetja e madhe është, si ka mundësi që realizimi i të ardhurave nga sigurimet të jetë 105%? Kjo tregon se qeveria nuk i llogarit punonjësit që punojnë në kompanitë private. Ndërsa këto lejohen të kryejnë këtë vepër penale në dritën me diell. Kujtojmë se mbajtja e punonjësve  në “të zezë” dënohet nga Kodi Penal në fuqi!

Lexo edhe: “Shpenzime luksi”, Xhaçka-Gështenjës: E kemi detyrim sigurimin e jetës

 

 

Etiketa: auzimeborxhedetyrime te prapambeturaISSHKLSHPTSigurime Shoqerore

Lajme të lidhura

“Arsimi si luks”/ Shqipëria aplikon 15% tarifë doganore për çantat dhe mjetet shkollore, në BE është 0%
Aktualitet

“Arsimi si luks”/ Shqipëria aplikon 15% tarifë doganore për çantat dhe mjetet shkollore, në BE është 0%

08:58 - 08/10/26
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal
Breaking Views

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

20:03 - 07/10/26
Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi
Aktualitet

Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

17:01 - 07/10/26
Para
Rikthimi i Benzema, ja çfarë parashikojnë rregullat e FIFA

Rikthimi i Benzema, ja çfarë parashikojnë rregullat e FIFA

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve
Aktualitet

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

13:19 - 08/10/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar efektivët e policisë që janë me maska dhe të paidentifikuar. Duke folur...

Lexo më shumë
Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

13:19 - 08/10/26
Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

12:41 - 08/10/26
“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

12:39 - 08/10/26
“Po ju kërcënon Rama”/ Spiropali-Bardhit: S’me shantazhon dot askush, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin!

“Po ju kërcënon Rama”/ Spiropali-Bardhit: S’me shantazhon dot askush, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin!

12:26 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com