GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vendimi për vizat e Kosovës, të mërkurën rend dite në Bruksel

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi për vizat e Kosovës, të mërkurën rend dite në Bruksel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel.

Në takimin e këtij grupi, të njohur si Coreper, vendimi pritet të miratohet pa diskutim, pasi për tekstin e tij, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 22 nëntor, në një takim të këshilltarëve për çështje të brendshme dhe drejtësi.

Teksti është përpiluar nga Çekia, e cila ka udhëheqjen aktuale të BE-së, pas disa takimeve të grupeve punuese dhe diskutimeve dypalëshe me vendet që kanë pasur vërejtje.

Sipas versionit të fundit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Lexo edhe: “Në Bruksel nuk shkoj për targat”, Vuçiç- Kurtit: Kalofsh mirë

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024. Deri atëherë, Kosova duhet të synojë të ketë “marrëveshje apo aranzhime” për riatdhesim me ato vende të BE-së, me të cilat nuk i ka.

Kosovës, po ashtu, i kërkohet të vazhdojë të përshtasë politikën e saj të vizave me atë të BE-së, ndërkohë që i mbetet të kalojë edhe nëpër disa procedura të tjera që i kërkojnë vendet anëtare.

Vendimi që do të dalë të mërkurën në rend dite, ka qenë fillimisht i paraparë të votohet më 23 nëntor.

Ai është hequr nga agjenda, për shkak të tensioneve në Kosovë që ka nxitur një vendim i Qeverisë së vendit për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Krahas tekstit për liberalizimin e vizave për Kosovën, Çekia ka bërë edhe një deklaratë, me të cilën vendeve anëtare të BE-së u kërkohet që të bëjnë çmos që sistemi ETIAS të jetë funksional në datën e caktuar, përkatësisht më 1 nëntor të vitit të ardhshëm.

ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

Franca ka qenë shteti që ka këmbëngulur më së shumti që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën, të lidhet me funksionalizimin e ETIAS-it, duke thënë se ai është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së vendeve anëtare.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

Kjo, përkundër faktit se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva. /REL

Etiketa: BrukselTakimViza

Lajme të lidhura

Ngushëlloi familjen e Ratko Mlladiçit, kërkohet shkarkimi e kreut të Kuvendit në Malin e Zi
Kosovë & Rajon

Ngushëlloi familjen e Ratko Mlladiçit, kërkohet shkarkimi e kreut të Kuvendit në Malin e Zi

15:28 - 08/09/26
Arrestimi i 9 funksionarëve të “Ambienti” vlerësohet nga Sveçla
Kosovë & Rajon

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht

15:02 - 08/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Para
Komenti i Neymar ndan Feron nga Arbenita? Ja ç’ndodhi mes çiftit

Komenti i Neymar ndan Feron nga Arbenita? Ja ç'ndodhi mes çiftit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26

Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq...

Lexo më shumë
Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

08:53 - 09/09/26
Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

08:42 - 09/09/26
102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit  ndryshojnë skenar

102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit ndryshojnë skenar

08:15 - 09/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com