GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gjykata detyron Bankers Petroleum të paguajë gjobën 150 mijë euro

17:18 - 29/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës vendosi në 26 Tetor të këtij viti gjobitjen me 150 mijë euro kompaninë e naftës ‘Bankers Petroleum”, për shkelje të pozitës dominuese në treg. Pas kësaj gjobe, kompania nuk ka reaguar, duke mos e kundërshtuar në gjykatë masën administrative. Por edhe duke mos paguar detyrimin financiar të vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës.

Në këto kushte, institucioni iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, e cila mori vendim për të detyruar shoqërinë private që të paguajë gjobën. “Gijotina.com” ka siguruar vendimin e gjykatës, e cila ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për shumën 19.9 milionë lekë të reja ndaj “Bankers Petroleum. Vendimi i gjykatës është marrë në datën 14 nëntor 2022.

Vendimi

Sipas trupës gjyqësore administrative, Autoriteti i Konkurrencës, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të gjobës ndaj “Bankers Petroleum”.

Diçitura: Vendimi i Gjykatës Administrative Tiranë kundër “Bankers Petroleum”

Lidhur me kërkesën e Autoritetit të Konkurrencës, Gjykata analizon si më poshtë: “Komisioni i Konkurrences ka dalë me vendimin Nr. 918, datë 26.10.2022. Ku ka vendosur ndër të tjera edhe gjobitjen e subjektit “Bankers Petroleum Albania LTD” për mos zbatim të Vendime të Komisionit të Konkurrencës, në vlerën 19.863.145 Lekë.

 Nga ana e subjektit vendimi nuk është ankimuar në rrugë gjyqësore . Në këto kushte, pala kërkuese pretendon se ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe në kushtet kur nuk është ekzekutuar vullnetarisht nga debitori, ai kërkon lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit të sipërcituar.

 Gjykata, referuar dispozitave ligjore të zbatueshme, nenit 510 , gërma (e), neni 511 gërma (ç) tëKodit të Procedurës Civile, me ndryshime, ligji me Nr. 10279, datë 20/05/2010“Për kundravajtjet administrative, vendosi: Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për Vendimin nr. 918 datë 26.10.2022 të Komisionit të Konkurencës dhe kamatëvonesat ligjore”.

Siç saktëson gjykata, kundër këtij vendimi nuk parashikohet ankim. Gjë që do të thotë se kompania “Bankers Petroleum” tashmë është e detyruar të paguajë gjobën. Ose në të kundërt do të ketë masa të tjera, përfshirë bllokimin e llogarive bankare apo edhe aktivitetit.

Pse u gjobit “Bankers”

Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni i Konkurrencës – siç raportoi në atë kohë revista e specializuar ekonomike “Monitor” – rezultoi se ndërmarrja Bankers Petroleum Albania. E cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.

Sipas Konkurrencës, Bankers Petroleum Albania nuk ka përmbushur detyrimet e dhëna në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe periudhës janar – korrik 2022. Si dhe për kostot dhe prodhimin e naftës gjatë muajit korrik 2022. Pasi të dhënat janë depozituar pas përfundimit të procedurës së monitorimit.

Në vendimin e datës 30 korrik 2020, Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto. Por duke vendosur disa detyrime për kompaninë. Konkretisht, nga Bankers kërkohej të aplikonte kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve. Me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore, të furnizonte ndërmarrjet e përpunimit të naftës bruto në tregun vendas. Në respektim të marrëdhënieve kontraktore bazuar në dispozitat e Kodit Civil.

Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania duhet të depozitonte pranë Autoritetit të Konkurrencës çdo raportim tremujor mbi kostot e naftës.

Cdo raportim tremujor mbi prodhimin e naftës dhe operacionet hidrokarbure. Si edhe të depozitonte për vlerësim paraprak çdo draft kontratë që do të lidhte me çdo rafineri. Për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Gjithashtu, AK i rekomandonte Albpetrol dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) kryerjen e parashikimeve të nevojave të tregut vendas për furnizimet e nevojshme me naftë bruto. Dhe të mbikëqyrte planet e furnizimit të tregut vendas nga ana e Bankers Petroleum Albania LTD.

Vendimi i 22 prillit 2021 e shtyu periudhën e monitorimit të Bankers Petroleum deri në 31 korrik 2022. Hetimi i Bankers Petroleum në vitin 2020 nisi pas ankesës së kompanive “Tosk Energji” dhe “Al Global Oil”. Të cilat shfrytëzonin përkatësisht Rafineritë e Ballshit dhe të Fierit. Ankesa që lidheshin kryesisht me mosfurnizim në sasinë e nevojshme me naftë bruto nga Bankers.

Lexo edhe: “Bankers Petrolium” nuk pyet për ligjin, vazhdon punën edhe pas bllokimit nga IKMT

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 150 mije euroankeseAutoriteti KonkurrencesBnkers PetroliumgjobeGjykatakerkesekompaninafteprodhimvendim

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
VIDEO/ Holanda shënon edhe golin e dytë

VIDEO/ Holanda shënon edhe golin e dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com