Gazetari britanil Mark Steyn ka dhënë mendimin e tij për atë që e ka cilësuar si “pushtimin” e shqiptarëve të Londrës Qendrore, teksa ata festonin ditën e Pavarësisë.
Në një editorial të gjatë në nisje të emisionit të tij, ai është ndalur tek mesazhi që donte të jepte: Shqiptarët po i pushtojnë! Po ashtu, është ndalur gjerësisht tek festa e shqiptarëve duke u analizuar makinat dhe madje është inatosur edhe me Policinë sepse i ka lejuar që të festojnë.
Fjala e tij:
Kjo, Britania e Madhe, është një komb i madh, mos lejoni askënd t’ju thotë ndryshe. Klounët dhe shitësit po e vrasin këtë vend. Mbrëmë, qendra e Londrës ishte mbyllur. U desh që të dilja nga taksia ime dhe të ecja gjithë rrugës për në studio. Erdha 3 minuta para se të hyja live. Arsyeja ishte dita e Pavarësisë së Shqipërisë, që mesa duket është më e madhe se dita e mbretit George, apo ditëlindja e mbretit.
Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Edhe nëse janë punësuar si figurantë në filmin e Liam Nelson në “Taken 27”. Sipas të dhënave, këta raportohet se janë refugjatë që kanë ikur nga sytë-këmbët nga vendi i tyre me asgjë tjetër veç rrobave në trup.
Lexo edhe: 110-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët “ndezin” rrugët e Londrës
Këta po ngisnin Mercedez, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me Porche. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në Lamborgini.
Unë do kisha qejf që t’i shihja mbi urën e lumit Buna në Shkodër, në vilën time në Kastrat, por shqiptarët i kanë makinat e shtrenjta pasi lahen në brigjet e Doverit. Mbrëmë teksa ecja në Tiranën e re, u mbyll ura pas meje. Kush e kontrollon hapësirën publike? Shqiptarët e bënë mbrëmë.
Mbyllët arterie të rëndësishme të qytetit për Pavarësinë e Shqipërisë. Çfarë çmendurie është kjo? Është një dëshmi sesa keq kanë ka shkuar gjërat. Keni një problem me shqiptarët dhe njerëzit që ndëshkoni janë vendasit e Anglisë. Kjo që ndodhi dje është ajo që ka shkuar keq për shoqërinë e lirë. Pse është pavarësia e Shqipërisë kaq e madhe?
Këtë vit u festua nga 2% e burrave shqiptarë, ndërsa vitin që vjen do shkojë 4-6%. 60% e atyre që vijnë në Angli, por edhe të marrim për bazë që janë 0.4%, 30 vite më parë kishim vetëm 338 shqiptarë. Kjo që ndodhi dje është ajo që ka shkuar keq për shoqërinë e lirë, nëse vazhdohet kështu kemi marrë fund. Një dekadë më pas, në 2011, kishim 1120 shqiptarë vetëm në Wales. Tani ka 270 mijë shqiptarë në Angli për shkak të partisë konsveratore. Lajmi i mirë është që janë vetëm 2.5 mln shqiptarë të mbetur në Shqipëri. Mendoni se çfarë tha, vetëm 10% e numrave të tij, 10% e shqiptarëve janë në Angli. Këta njerëz pas meje, do t’ju kushtojnë sigurimin e vendit tuaj.
Discussion about this post