GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy aktivistet i shkruajnë letër Von der Leyen: Edi juaj i dashur…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy aktivistet i shkruajnë letër Von der Leyen: Edi juaj i dashur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy aktiviste shqiptare i kanë dërguar një letër presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Ato i kërkojnë reagimin e Europës përballë një regjimi anti-demokratik dhe një qeverie të korruptuar që shtyp qytetarët e vetë.

Protagonistet që jetojnë në Bashkimin Europian, shprehen se në Shqipërinë e vertëte, qytetarët jetojnë përditë dramën e një shpopullimi biblik, të drejtësisë së munguar dhe korrupsionit të pashembullt qeveritar

Sipas tyre, çdo qenie njerëzore që meriton të trajtohet me dinjitet, qytetarët shqiptarë nuk mund t’i gëzohen arrogancës dhe bullizmit me të cilën “Edi juaj i dashur” trajton popullin e vet, ndonjëherë duke ju përdorur dhe ju si mburojë.

LETRA E PLOTË
E dashur Ursula,

Qytetarët shqiptare ju dërgojnë këtë letër…
Shkurt, duan t’ju thonë që “Edi juaj i dashur” ju ka vizatuar një Shqipëri që nuk ekziston.

Në Shqipërinë e vërtetë, qytetarët jetojnë përditë dramën e një shpopullimi biblik, të drejtësisë së munguar dhe korrupsionit të pashembullt qeveritar.
Në Shqipërinë e vërtetë, qytetarët nuk mund të quajnë sukses inceneratorët imagjinarë, parcelat e drogës, aferën korruptive të portit të Durrësit apo frikësimin e medias.

Ata nuk mund të quajnë sukses as shkatërrimin e opozitës, ekzistencën e investitorëve strategjikë fantazma, kompanive off shore apo mafies së betonit.

E dashur Ursula, ndoshta ju nuk e dini, por në 2022, falë «Edit tuaj të dashur» çdo shqiptar i thjeshtë ka mbi kokë një spiun (të ashtuquajturit patronazhistë) që e survejon dhe kërcënon… sa herë të jetë e nevojshme.
Dhe si çdo qenie njerëzore që meriton të trajtohet me dinjitet, qytetarët shqiptarë nuk mund t’i gëzohen arrogancës dhe bullizmit me të cilën «Edi juaj i dashur» trajton popullin e vet, ndonjëherë duke ju përdorur dhe ju si mburojë.

E dashur Ursula, shqiptarët e thjeshtë po ju kërkojnë publikisht që Europa të mos sillet si një “bukuroshe e fjetur” përballë një regjimi anti-demokratik dhe një qeverie të korruptuar që shtyp qytetarët e vet.
Përndryshe, zgjimi do të jetë i dhimbshëm…për të gjithë!

Etiketa: Edi RamaKomisioni EuropianUrsula von der Leyen

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Para
Në 9 nëntor 2021, Rica mori pa garë tenderin për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë,

Sako i fal tenderin Rafaela Ricës/ 100 mln lekë për pemë dhe drita

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26

Drejtuesi i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure (30 shtator) në Prokurorinë e Posaçme...

Lexo më shumë
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com