GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lezha përmbytet/ Ndreu, 800 mln lekë nipit të Abazit për rrugica

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lezha përmbytet/ Ndreu, 800 mln lekë nipit të Abazit për rrugica
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rama me sa duket po kërkon të rregullojë mardhëniet me ish-deputetin Socialist Sadri Abazi. Dhe për këtë po përdor si karrem tenderat dhe nipin e këtij të fundit, Arbër Abazi. Gijotin.com ka denoncuar disa tenderë që Arbër Abazi ka marrë nga bashkitë pa garë. Dhurata më e fundit erdhi nga kryetari i Lezhës Pjerin Ndreu. Ditën e sotme ai ka mbyllur një tender për “Ndertimi i infrastruktures rrugore ne plazhin e Tales, njësia administrative Shënkoll”. Tashmë që Lezha ka nevojë për investime që të parandalojë përmbytjet, Ndreu merret me arnime rrugicash. 800 milionë lekë do të shpenzohen për këtë rrugicë, që më tepër do të prezantohet si investim fasadë gjatë fushatës zgjedhore.

Tenderi është listuar në prokurimet me “Flamur të Kuq” pasi është hartuar dhe nënshkruar kontrata në shkelje të ligjit. Në 8 kompani që kanë shfaqur interes dhe kanë paraqitur oferta më ekonomike, Ndreu ka lënë në garë vetëm bashkimin e operatorëve “ARKONSTUDIO” SH.P.K, & “ALKO-IMPEX General Construcion” SH.P.K”. Duke iu dhënë trofeun pa u lodhur fare edhe pse kishin një nga ofertat më të shtrenjta. Sepse dokumentet tregojnë që të gjitha kompanitë e tjerë kanë pranuar që ky shërbim mund të bëhet edhe me rreth 600 milionë kekë, pra 200 milionë lekë si fituesi. Para të cilat mund të ishin përdorur për një tjetër investim. Por, si duket Ndreu e kishtë paracaktuar për kopanitë që u shpallën fituese. Kështu u shtua një tjetër tender pa garë i zhvilluar nga Ndreu,i cili me sa duket nuk I di fare rregullat për prokurimet.

 

 

Lekët për Sadriun

Në fakt ky tender duket se është bërë vetëm për Sadri Abazin, ish-deputetin Socialist.  Pasi ky i fundit pa pasur një përplasje me qeverinë, për punë tenderësh. E tani Rama po kërkon të rregullojë muhabetin se jemi dhe në prag zgjedhjesh. Kujtojmë se, në gusht të këtij viti Sadri Abazi i ka dërguar një letër Kryeministrit Rama ku “ankohej” për tenderët abuziv të ARRSH-së. Me pak fjalë, po i nxirrte të palarat qeverisë, pasi diku e kishin prekur në kallo. Me urdhër të Ramës institucionet po reagojnë direkt që të mbajnë “në kontroll” Abazin.

Për t’i mbyllur gojën ujkut të vjetër të PS-së, i kanë dhënë tender nipit të tij nga një bashki e vogël, por me vlerë të madhe. Kompania “Alko Impex” me pronar Arbër Abazin, djalin e vëllait të deputetit Sadri Abazi ishte thuajse e panjohur deri në vitin 2014, kur dhe nisi të ishte fituese në tenderët e bashkive të drejtuara nga socialistët edhe pse në fakt rezulton e regjistruar që në vitin 2011. ALKO-IMPEX, kompania në pronësi të nipit të deputetit të Sadri Abazit, vitin e kaluar kishte rezultuar se ka dalë fituese në 17 nga 19 tenderët ku ka garuar. Në fakt janë hedhur dyshime të forta se në të vërtet pas kësaj kompanie qëndron vetë Sadri Abazi.

Lexo edhe:“Kërkuan mjek të specializuar”/ Denoncohet tenderi për pastrimin e Kavajës, e mori nipi i Sadri Abazit

Etiketa: abuzimarber abazibashkia lezhePjerin NdreurikonstuksionrrugiceSadri Abazitender

Lajme të lidhura

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Para
Morën peng 38-vjeçarin, e pësojnë dy të rinjtë në Tiranë

Morën peng 38-vjeçarin, e pësojnë dy të rinjtë në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com