GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore2

EXCLUSIVE/ FSHF shumë pranë trajnerit të ri. Zbulohen 5 kandidatët

11:20 - 07/12/22
në Kryesore2, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pese kandidatet e FSHF per kreun e kombetares

Pese kandidatet e FSHF per kreun e kombetares

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares Shqiptare? Kjo është dilema më e madhe që ka përfshirë çdo futbolldashës shqiptar në Shqipëri dhe kudo në botë. Eduardo Reja nuk do të jetë më në krye të pankinës Kuq e Zi dhe kjo është e konfirmuar. Madje Gijotina.com nga burime konfidenciale pranë FSHF ka mësuar edhe emrat me të cilët Presidenti i FSHF, Armando Duka, ka kryer takime dhe pritet të zyrtarizohen në ditët në vazhdim.
Silvinjo, Massimo Oddo, Reinaldo Rueda, Di Biagio dhe Felix Magath janë emrat me të cilët është takuar Presidenti i FSHF në Milano dhe Frankfurt. Sipas të njëjtave burime njëri nga këta do të jetë trajneri i ardhshëm, ku si objektiv do të ketë kualifikimin për në europianin që zhvillohet në Gjermani 2024.
Por cila është karriera e 5 personave të kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Massimo Oddo

Oddo është momentalisht trajneri i Padovas në Serinë C italiane. Më herët ka qenë trajneri i Peskara, Udinese, Crotone, Perugia. Si futbollist ka pasur një karrierë mjaft të mirë, ku ka mbrojtur edhe fanellën e Milan, Napoli, Lazio e shumë ekipeve të tjera në Serie A dhe Bayern Munchen në Gjermani.
Fitues i Champions League me Milanin në 2007 dhe kampion bote me Italinë e 2006.

Reinaldo Rueda

Rueda është trajner Kolumbian dhe ka një karrierë shumë interesante, por deri më tani nuk e ka provuar asnjë herë Europën. Ai ka qenë 2 herë trajner i Kolumbisë ku në të dy rastet nuk ka mundur që ta kualifikojë për në botëror, atë të 2002 dhe këtë që po luhet aktualisht në Katar. Ai ka trajnuar edhe kombëtaren e Ekuador, Honduras apo Kili. Ndërsa ka fituar kupën Libertadores me Atletiko Nacional në 2016.

Silvinjo

Braziliani ka një karrierë mjaft të mirë si futbollist ku ka luajtur për Korinthias, Arsenal, Barcelonën dhe Manchester City. Ndërsa sa i përket trajnerit ka qëndruar vetëm për pak kohë në krye të Lyon në 2019 dhe 1 vit tek Korinthias në Brazil.

Luigi Di Biagio

Di Biagio është një emër që është folur edhe më herët dhe ka një karrierë mjaft interesante si futbollistike. Por jo si trajner. Ai ka luajtur për shumë vite në Itali si futbollist ndërsa kulmin e karrierës e ka pasur tek Roma.  E më pas Inter dhe Brescia. Në 2018 ka qenë trajner i Italisë (2 ndeshje) deri në momentin që u vendos Mancini në krye, teksa ka trajnuar edhe SPAL.

Felix Magath

Emri më interesant në këtë listë është padyshim gjermani Magath. Ai e ka nisur karrierën si trajner në 1995 tek Hamburg. Teksa ka qenë trajner më pas edhe i Nurnberg, Werder, Frankfurt, Shtutgart, Bayern Munchen, Schalke, Wolfsburg apo dhe Fulham në Angli.

Topi aktualisht është në fushën e këtyre pesë emrave. Cili prej tyre do të marrë drejtimin e kuqezinjve ende nuk është e sigurtë. Megjithatë brenda pak ditësh emri i njërit prej tyre do të zyrtarizohet nga FSHF. / Gijotina.com

Lajme të lidhura

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana
Sport

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

19:17 - 12/02/26
Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët
Breaking Views

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

18:44 - 12/02/26
Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin
Breaking Views

Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

18:19 - 12/02/26
Para
Çfarë ndodhi në Shkup? Alarm për bombë në 9 shkolla dhe…

Çfarë ndodhi në Shkup? Alarm për bombë në 9 shkolla dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?
Breaking Views

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në mbledhjen e Këshillit të...

Lexo më shumë
Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

19:17 - 12/02/26
Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

18:44 - 12/02/26
Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

18:31 - 12/02/26
Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

18:19 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com