GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjenerali britanik: Afganistani mund të përfshihet në luftë civile

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjenerali britanik: Afganistani mund të përfshihet në luftë civile
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe paralajmëroi se ekziston mundësia që Afganistani të përfshihet në një luftë civile derisa trupat e huaja po largohen. Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Nick Carter, tha se mund të ndodhë që pa praninë e forcave të huaja atje, pushteti afgan të rrëzohet.

“Afganistani mund të përballet me një situatë siç ishte lufta civile në vitet 1990 dhe forcat e sigurisë mund të ndahen përgjatë vijave etnike, ose fisnore”, -tha Carter.

Sipas tij, nëse kjo do të ndodhte, talibanët do të kontrollonin një pjesë të vendit, por jo gjithë territorin e vendit. E gjithë bota ka drejtuar sytë nga Afganistani, pasi forcat e huaja po tërhiqen nga ai vend. Talibanët po shtrijnë kontrollin në shumë pjesë të vendit duke mposhtur forcat qeveritare. Presidenti afgan, Ashraf Ghani, tha të enjten se vendi i tij po përballet me një tranzicion të vështirë ndërsa trupat amerikane përfunduan tërheqjen e tyre, por këmbënguli që forcat qeveritare kanë kapacitet për të luftuar me talibanët.

“Ajo që po shohim është një nga fazat më të komplikuara të tranzicionit”, -tha ai në një fjalim në Kabul.

Misioni ushtarak 20-vjeçar i NATO-s në Afganistan ka mbaruar, por dhuna në këtë vend vazhdon të rritet, pasi çdo ditë raportohet për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve. Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, të arritur në Doha, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord që t’i tërheqin të gjitha trupat, në këmbim të angazhimit të talibanëve për të mos lejuar Al Kaidën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të veprojë në zonat që ata kontrollojnë. SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Itali/ 26 persona humbin jetën nga COVID-19, mbi 1 mijë të infektuar gjatë 24 orëve

Itali/ 1,400 të infektuar dhe 13 humbje jete në 24 orë nga COVID

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 15 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 15/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

08:07 - 15/09/26
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Sot dita e 108-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:45 - 15/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Shtator 2026

07:30 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com