GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë reagon ndaj Vjosa Osmanit: S’ekziston kufiri mes Serbisë e Kosovës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë reagon ndaj Vjosa Osmanit: S’ekziston kufiri mes Serbisë e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsa Stefanoviç ka reaguar pas deklaratave të bëra së fundmi nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Kjo e fundit është shprehur në një intervistë se nëse ushtria serbe mësyn drejt kufirit të Kosovës do të përballet me ushtarët amerikanë.

Stefanoviç deklaroi se mes Kosovës dhe Serbisë s’ekziston vija kufitare.

“Vetëm një vijë administrative është me provincën tonë jugore, që ka dallim të madh”, është shprehur ai për mediat.

“Është e kuptueshme që po bëhet më e madhe, sepse ushtria serbe po forcohet dita ditës dhe do të vazhdojë të bëhet më e fortë. Kjo është arsyeja pse unë jam i sigurt që përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë do të respektojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Unë jam gjithashtu 100 për qind i sigurt se ata e dinë pse nuk lejohen dhe nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës me forcë” tha Stefanoviç.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për një media kroatë gjatë së cilës ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon të kalojë kufirin me Kosovën do të përballen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komandantja e FSK-së është pyetur nëse ka frikë nga konfliktet e armatosura tani që ushtria serbe po armatoset, dhe Osmani është përgjigjur se nuk e di se çfarë ka në mendje Serbia por që nëse provojnë të kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e qartë se ushtria serbe e sheh Rusinë si aleatin e saj kryesor për sa i përket bashkëpunimit ushtarak, por edhe të politikës së asaj ekonomie. Ata e tregojnë atë hapur. Ndërsa vendet në rajon, të tilla si ne ose Kroacia, zhvilluan stërvitjen “Defender Europe 21” së bashku me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, Serbia organizoi stërvitje ushtarake me Rusinë në të njëjtën kohë. Ishte i vetmi vend në rajon që nuk ishte i pranishëm në stërvitjen “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-ja. Kohët e fundit mund të shohim se si ata organizojnë stërvitje ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, gjë që tregon orientimin e tyre. Nuk jam i sigurt se çfarë kanë në mendje kur bëhet fjalë për retorikën që ata përdorin, por di një gjë shumë mirë: nëse kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Ne nuk jemi vetëm dhe Serbia e di mirë këtë! Ata u përpoqën ta bënin atë një herë në 1999. Nuk mendoj se ata do të dëshirojnë të provojnë përsëri.”

Lajme të lidhura

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve
Botë

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

07:55 - 13/07/26
Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn
Botë

Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn

20:10 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein
Botë

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
Para
Greqi/ Më shumë se 70% e grupmoshës mbi 60-vjeç janë vaksinuar kundër Covid-19

Greqi/ Më shumë se 70% e grupmoshës mbi 60-vjeç janë vaksinuar kundër Covid-19

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 13/07/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

07:55 - 13/07/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Korrik 2026

07:29 - 13/07/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 13 Korrik 2026

07:28 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com