GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ky duhet të jetë objektivi kyç i drejtuesit të ri të SPAK

08:34 - 12/12/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Ky duhet të jetë objektivi kyç i drejtuesit të ri të SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Manjani –Jo me klane, po me veprime. Jam 100% i bindur se kallëzimi që gazetari bën ndaj dy prokurorëve të SPAK, është rrjedhje e qëllimshme e informacionit nga brenda.  Dyshimi im është që “klani i Yurit” brenda SPAK, denoncon “klanin e Ramës” po aty.  Se SPAK- aktualisht kështu është ndarë…

Sidoqoftë është në interes të drejtësisë kjo përplasje aty brenda.

Po dalin prova evidente që vërtetojnë katërcipërisht ato që kemi thënë për inceneratorët, se SPAK nuk ka kryer hetime të plota, por ka nxituar të bëjë arrestime show dhe ka ngritur akuza të papjekura, pa provuara dhe pa logjikë ligjore.

Dukshëm, skema ka qenë që të arrestohen e dënohen ca njerëz dhe kështu humbet vemendja dhe shpëtojnë kokat e vërteta.

Përplasja e brendshme e tregon qartë se ka ende nevojë për hetime më lart sesa Lefter Koka dhe, duhet analizuar mirë e gjithë lëvizja e parave.

Emailet e K.Z., lëvizjet e parave të koncensionarit, deklarimet e drejtoreshës së Damianit, skema e evazionit me faturime fiktive dhe, lidhjet e bisnesmenëve me vendimmarrësit janë totalisht të pahetuara.

Tashmë është e qartë që ky hetim është i paplotë dhe me kosto të lartë sepse janë arrestuar e akuzuar njerëz, krejt kot. Të paktën deri më sot, kështu duket.

Zgjidhja e drejtë në këto kushte është:

1. Ngritja e një grupi të ri hetimor.

2. Bashkimi i të gjitha hetimeve për inceneratorët një një të vetme.

3. Gjykata duhet të kthejë për hetim të gjitha akuzat e papjekura që janë ngritur deri tani.

4. Lehtësim të masave të sigurisë për të arrestuarit e derisotëm.

5. Kryerje e hetimeve të gjithanshme të thella e të plota mbi çdo aspekt.

6. Pezullim i veprimtarisë tregëtare dhe të pagesave për incenerim, deri në përfundim të hetimeve.

Nëse duan ta zbardhin këtë çështje, duhet të marrin këto masa dhe t’i lënë spiunllëqet kundër njëri-tjetrit nëpër gazetarë.

Ta lënë edhe Yurin edhe Ramën në punë të vet. SPAK është krijuar për të hetuar këtë të fundit, mos e harroni!

Ky duhet të jetë objektiv kyç i drejtuesit të ri të SPAK.

Etiketa: drejtuesSpakYlli Manjani

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Çmimet globale të energjisë për vitin 2022, si renditet Shqipëria

Çmimet globale të energjisë për vitin 2022, si renditet Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com