Takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka nisur.
Ende nuk dihet se sa do të zgjasë takimi, pasi mediat u lejuan vetë që të marrin pamje në fillim të takimit.
Ndërkohë që nga zyrtarë të presidencës u bë e ditur se nuk do të ketë deklarata për media pas takimit.
Më pas Escobar do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku qendra e bisedës do të jetë tensionet në veri të vendit.
Discussion about this post