GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati- Dalja e dokumentave të pagesave, që bosët e inceneratorëve kanë bërë për ish ministrin Arben Ahmetaj, ka ndezur edhe njëherë turlilloj teorish konspirative, që mëtojnë të fokusohen në detaje, duke shmangur pamjen e pikturës së madhe.

Disa ngrenë pikpyetjen se si është e mundur që një reporter, përpra se ta botojë lajmin në median ku punon, ashtu sikurse do bënte çdo gazetar, shkon e i drejtohet SPAK? Të tjerët pyesin se përse autorit të scoop-it, ia shpërfill lajmin Report TV dhe ia bombardon Top Channel, që ngjan si palë e interesuar në këtë aferë? Të tretë pretendojnë se kjo është një lojë për të goditur prokurorinë dhe për ta mbajtur atë nën presionin e pushtetit, ndërsa ka dhe të tjerë, që e shohin të gjithën si një hakmarrje midis ish protagonistëve të inceneratorëve, për të larë hesapet midis tyre.

Natyrisht që secila nga këto hipoteza mund ti’a vlejë të shikohet me lupë, pasi shpesh djalli fshihet në detaje. Secila lëvizje apo tentativë e personazheve të përfshira në këtë mega skandal mund të zbulojë një pistë të re hetimi, apo të ngrejë një pandehmë për atë që ka ndodhur. Por të gjitha këto, në fund të fundit, aq sa janë të rëndësishme për fate të veçanta, po aq rezultojnë të papërfillshme për të kuptuar të tërën.

Sepse edhe dokumentat e fundit, ku bëhet zhurmë për pagimin e hoteleve super të shtrenjta, tregojnë një gjë: atë se pronarët e inceneratorëve janë sjellë jo si menaxherë të biznesit të tyre, por si administrues të një malli pa zot. Shpërdorimi i parave për bileta avionësh dhe fatura të çmendura fjetjeje, ç’ka u pa edhe më parë për një punonjëse të komisionit për dhënien e koncesionit, tregon se as Zotos, as Mërtirit, as Gugallës, nuk i dhimseshin si të tyret paratë e këtij investimi. Ata shpenzonin pa kokëçarje se e dinin që do merrnin më pas miliona euro pa vënë ende as një tullë, madje disa fish më tepër se sa kushtonin hekurishtet që pretendonin të montonin në Elbasan, Fier e Tiranë.

Po të njëjtat shpenzime marramendëse kanë bërë ata edhe për pjesën më të madhe të mediave të vendit, duke paguar reklamë absurde në një treg me konkurent të vetëm.

Ky krim, që as u hetua e madje as përmendet kurrë, sepse në të gjitha krahët kanë ende sot nevojë për ndihmën e TV-ve dhe portaleve që u ushqyen me paratë e ndyra të djegësave, e tregon realisht përmasën abuzuese të kësaj mega vjedhjeje. Dhe aq ironike është kjo, sa Top Channel sot, bën sikur shqetësohet për faturën e një nate në një hotel në Romë.

Pra, po ti shtosh pagesave për udhtime, qokave për mediat, pagesave për baballarët dhe shokët e djemve edhe paratë e korrupsionit për punët e pakryera, që tashmë kanë dërguar njerëz në qeli, ngrihet një pyetje e thjeshtë: A mos ka qenë ideja e ngritjes së djegsave, një skemë e paramenduar grabitjeje? A mos është konceptuar ajo, që në start, si një mënyrë për të zhvatur buxhetin e shtetit?

Edi Rama e ka mohuar kategorikisht këtë hipotezë. Gjatë marrjes në pyetje në komisionin hetimor ai e mbrojti investimin për pastrimin e qyteteve duke e ndarë atë nga ata që kanë abuzuar pas shpinës së tij. Ai i’u përmbajt idesë që veprat ishin ato të duhurat, ndonëse dikush mund të ketë përfituar gjatë ngritjes së tyre.

Por faktet tregojnë të kundërtën. Këto abuzime marramendëse, që po shfaqen përditë, të lënë përshtypjen, se Mërtiri, Zoto, apo Gugalla, kanë qenë thjesht administrues por jo pronarë të këtij thesari të programuar për tu zhvatur. Ata janë sjellë me investimet në tre qytete, njësoj si Edi Rama me çarterin që e paguan me paratë e shqiptarëve. Asnjë investitor që e ka pronën e tij, qoftë edhe kur fiton një garë në mënyrë koruptive, nuk është kaq dorëlëshuar në shpenzime. Asnjë biznesmen nuk mund të ketë këtë raport të përmbysur mes lekëve që injekton realisht dhe atyre që shpenzon për qoka.

Mjafton ky arsyetim për të kuptuar se historia e inceneratorëve nuk është një punë e mirë ku u vodh nga pak, por një grabitje e madhe ku teproi diçka.

Pikërisht për këtë është e rendësishme edhe dalja në shesh e faturave të fundit. Jo për të na provuar njohjen e Ahmetajt me Mërtirin, as për të çertifikuar virgjërinë e Top Channel, por për të na ndërgjegjësuar se inceneratorët ishin një projekt grykësie, pasi përndryshe, nuk do paguanin aq shumë plehra, pa djegur realisht asnjë mbetje.

Etiketa: Andi BushatiEdi Ramainceneratore

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
“Ndoqa zemrën”, Ronaldo flet për rikthimin te United: Por ka diçka që nuk shkon

Ronaldo, me mesazh të koduar pas eliminimit nga Botërori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku...

Lexo më shumë
Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com