Pas kullave dhe betonizimit të parqeve, Veliaj i është vënë keq fondeve për fermerët dhe teatrin. Në një ditë ai ka marrë mbi 330 milionë lekë nga fondet e tyre dhe ia ka dhënë “ujqërve” të tenderëve. Të dy kontratat janë nënshkruar në datë 9 dhjetor. Prokurimi i parë ka si objekt “Mbikëqyrjen e punimeve për objektin “Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1”. Për të cilin janë vënë në dispozicion 18 219 054,00 lekë të reja. Gara është hapur me data 24 nëntor dhe deri në ditën e mbylljen janë paraqitur 3 oferta. Dy prej tyre Veliaj i ka skualifikuar menjëherë, duke argumentuar se nuk ka deklaruar që ka në dispozicion apo jo 9 punonjës për këtë shërbim. Edhe pse një nga ofertat ka qenë më e lirë se ajo e fituesit dhe plotësonte çdo kriter tjetër.
Duke larguar menjëherë dy kompanitë, në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve “INFRATECH” shpk & “Engineering Consulting Group” sh.p.k. Kështu kontrata është firmosur duke shkelur rregullat e konkurrencës së lirë dhe transparencës. Për këtë Open Data Albania i ka vënë këtij tenderi “Flamurin e kuq”. Çka do të thotë se kemi të bëjmë me një rast abuziv me risk të lartë që fondi të përvetësohet. Për më tepër, kjo përgjegjësi (mbikëqyrja) është pikë kritike dhe Veliaj dhe nuk mund t’ia lërë dikujt që nuk ka besim. Kur bëhet fjala për paratë, kryebashkiaku Veliaj thyen çdo ligj!
Por cilët do të “mbikëqyren”? Një javë më parë Veliaj ndau sërish pa garë 1.9 mld lekë për Gentjan Sulës dhe Hamz Islamajn për ndërtimin e Fazës 1 të Teatrit.
160 mln për sistemin elektronik të fermerëve
Nga etja për të përvetësuar sa më shumë fonde, kryebashkiaku Veliaj mbivendos projekte që i përkasin ministrive. Kështu, me fondet që duhej të shkonin për të financuar fermerët, sidomos me këto dëme që kanë pësuar nga moti i keq, kryebashkiaku i Tiranës ka hapur një tjetër skemë. Për të regjistruar fermerët Veliajt i duhen jo pak, por 160 milionë lekë! Këto regjistrime i ka bërë drejtoria rajonale e Bujqësisë dhe INSTAT-i në mënyrë periodike, pa llogaritur projektet e dixhitalizimit të pronave bujqësore. Pra, janë të gatshme, nëse i duhen Bashkisë. Por, qëllimi është vjedhja!
Konkretisht, bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sistemi elektronik për mbledhjen dhe menaxhimin e informacionit për fermerët në hapësirën territoriale të Bashkisë Tiranë”. Edhe ky prokurim është mbyllur në shkelje të ligjit dhe cenim të konkurrencës. Gjatë kohës që gara ka qenë e hapur, janë dorëzuar oferta nga 4 kompani. Por, të gjitha janë skualifikuar, përveç firmës SOFT & SOLUTION” sh.p.k, që e fitoi tenderin pa u lodhur fare. Kështu, edhe ky tender është rreshtuar në listën prokurimeve me risk të lartë për korrupsion.
Pronari i kompanisë fituese është Ermal Beqiri, i cili ka qenë drejtor informatik i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP). I cili dhe në kohën kur kishte këtë post, i kishte siguruar kompanisë së tij dhjetëra tenderë pa garë nga institucionet shtetërore.
Lexo edhe: Teatri/ Veliaj iu fal 1.9 mld lekë Gentjan Sulës dhe Hamz Islamajt
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post