GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agolli gati për burg, firmos fshehurazi 200 mln lekë për 2 kontrata

16:08 - 14/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Agolli gati për burg, firmos fshehurazi 200 mln lekë për 2 kontrata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Agolli ka firmosur dy shkresa, ku duket sikur i thotë SPAK-ut, “më vini prangat!”. Edhe pse është nën hetim nga SPAK, Agolli vazhdon të abuzojë me paratë e livruara Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kontratat që ai nënshkruan, përveçse kapin miliona lekë, thyejnë hapur ligjin. Drejtori Agolli e ka bërë të vetën skemën “shtesë kontrate”, me të cilën xhirohen qyl qindra milionë lekë të paparashikuara gjëkundi. Më datë  12 dhjetor 2022, Agolli ka nënshkruar dy shtesa kontratash në shkelje të ligjit. Prokurimi i parë është shtesë për kontratën e zhvilluar më datë  02.08.2022 , me objekt: “Ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale dhe lokale – ndërhyrje “Dëshmorët e Kombit” me fond limit 575 000 000 lekë.  Sikur të mos mjaftonin rreth 5 miliardë lekë për bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me datë 12 dhjetor, Agolli nënshkroi dhe kontratën për shtesën 90 178 571, 66 lekë.

Sipas ligjit shtesa për kontratat mund të bëhen vetëm nëse gjatë punimeve ka pasur të papritura që kërkojnë financim shtesë.

Por, këto duhen analizuar dhe faktuar.

Nuk ka pasur asnjë urgjencë në bulevard, për më tepër paratë janë harxhuar për të vizuar dy korsi biçikletash dhe vendosjen e saksive me lule. Në kontratën për shtesën 100 milionë lekë thuhet se “Kontrata publike apo marrëveshja kuadër mund të modifikohet pa zhvilluar një procedurë të re prokurimi në rastet e mëposhtme. C) kur modifikimi është bërë i nevojshëm për shkak të rrethanave të paparashikueshme nga autoriteti kontraktor. Dhe që nuk ndryshojnë në thelb natyrën e kontratës”.

Por, në asnjë moment në dokument nuk ka përshkruar se cilat janë konkretisht këto të papritura që kërkojnë 100 milionë lekë, si “thela mbi mbi bisht”  që i shtohet fondit 5 miliardë lekë të përcaktuar fillimisht në tender. Rikujtojmë se ndërhyrja që është bërë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është  rikonstruksioni i rrugës për biçikleta dhe pesetave kulluese.

Gjithashtu, në këtë dokument duket qartë se nga këto para po favorizohen disa kompani që tashmë janë të njohura si grabitqarët e tenderëve. Përmendim këtu: “ALB-BUILDING”, “ALB – STAR”, “VELLEZERIT HYSA”, “CURRI”, “BAMI” dhe të tjera, që drejtohen nga oligarkë të majmur me paratë e taksapaguesve.

 100 mln lekë të tjera shtesë

Po në të njëjtën ditë Agolli ka nënshkruar shtesën 100 milionë lekë për një tjetër kontratë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rigjenerimi Urban në zona periferike dhe informale dhe në fshatra me popullsi të dendur”. Konkretisht është shtuar vlera 93. 333. 333 lekë të reja. Kështu nga 466 666 666,6 lekë që ishte vlera fillestare e kontratës do të bëhet 559. 999. 999.22 lekë pa TVSH.

Kështu rreth 6 miliardë lekë do të çojë Fondi i Zhvillimit për gjoja “urbanizimin e zonave periferike”. Edhe ne këtë rast kemi përfituese disa kompani që janë denoncuar shumë herë nga mediat për abuzimet me tenderët. Përmendim këtu kompaninë “Fusha” të oligarkut Shkëlqim Fusha dhe kompaninë “2 T” të Artan Sakos. Emrat e kompanive që do të gjenerojnë para nga këto kontrata, shpjegojnë qartë edhe arsyen pse Dritan Agolli ka firmosur për të dyja në total 200 milionë lekë të reja shtesë.

Lexo edhe: Leku letër te FSHZH/ Paga nga 2 mijë euro, miliona lekë shpërblime

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBulevardi Deshmoret e KombitDritan AgolliFSHZHshtese kontrate

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Ronaldo kapet mat në qendrën stërvitore të Realit

Ronaldo kapet mat në qendrën stërvitore të Realit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com