GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës

15:44 - 15/12/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është thelluar më shumë ditën e enjte, duke prekur një rekord të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 114.53 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.29 pikë krahasuar me ditën e mërkurë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka pësuar një rënie me 1.7% në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa prej fillimit të vitit rënia ka arritur në pothuajse 5%.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se rënia e kursit të monedhës europiane i detyrohet ofertës së lartë të saj në tregun e brendshëm. Në muajin dhjetor, kjo ofertë rritet më te për shkak të zhvillimeve sezonale të lidhura me turizmin dhe kthimin e emigrantëve.

Ndërkohë, në javët e fundit kërkesa për Euro në treg ka rënë ndjeshëm pas përmirësimit të situatës së prodhimit të energjisë në vend dhe uljes së nevojës për importe nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Një situatë e tillë i ka dobësuar akoma më shumë pozitat e Euros në kursin e këmbimit. Agjentët shprehen se në këtë vit tregu po karakaterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, që në një pjesë të madhe mund t’i atribuohet prurjeve nga kanalet informale.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se këtë vit deficiti i llogarisë korrente është në nivele të ngjashme me vitin 2021. Por, investimet e huaja direkte paraqiten në rritje. Agjentët e tregut hipozitojnë se në veçanti rritja e investimeve të shtetasve të huaj dhe shqiptarëve jorezidentë në pasuri të palaujtshme mund të ketë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në shtimin e prurjeve valutore dhe rritjen e ofertës së euros në treg.

Në situatën aktuale, kur inflacioni po shënon nivelet më të larta të 24 viteve të fundit, një forcim i monedhës kombëtare është i volitshëm për ekonominë shqiptare. Leku i fortë amortizon një pjesë të inflacionit të importuar dhe zbut efektet e rritjes së çmimeve për konsumatorët shqiptarë. Leku i fortë po bëhet një aleat i Bankës së Shqipërisë, në përpjekjet e për të ulur inflacionin nëpërmjet rritjes së normave të interesit.

Forcimi i Lekut po ndihmon edhe huamarrësit me kredi në monedhën europiane, por me të ardhura në monedhën vendase, për të zbutur pjesërisht efektet e rritjes së normave të huave me interes të ndryshueshëm.

Ata që humbasin nga mbiçmimi i Lekut kundrejt Euros janë eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve. Rënia e Euros po tkurr të ardhurat e tyre të konvertuara në monedhën vendase, duke ndikuar negativisht marzhet e fitimit.

Në teori, zhvlerësimi i Euros shkakton humbje të vlerës edhe për depozituesit që kanë kursime në monedhën europiane, në rastin kur shpenzimet e tyre parashikohen të jenë në monedhën vendase./MONITOR

Etiketa: bankedollarieuroLeke

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Shembja e pallatit, banorja: Luljeta Bozo na tha është i banueshëm

Shembja e pallatit, banorja: Luljeta Bozo na tha është i banueshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në...

Lexo më shumë
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com