Një i ri ka sulmuar me zjarr me benzinë komisariatin e Policisë së Elbasanit. Zjarri ka shpërthyer jashtë në dritaren e zyrës së ankesave. Dritarja ka qenë e mbyllur.
Nuk dihet nëse ka pasur apo jo punonjës brenda saj.
Zjarri është fikur menjëherë. Mësohet se policia ka mundur të kapë dhe neutralizojë menjëherë të riun: Aurel Latifi, 32-vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Discussion about this post