GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E kam parë në…”/ Dëshmia e re ngjall shpresë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“E kam parë në…”/ Dëshmia e re ngjall shpresë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dëshmi e re ka ringjallur shpresat për gjetjen e 22 vjeçares shqiptare, Artemis Vasilis e cila prej dy vitesh ka humbur gjurmët me familjen e saj që jeton në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se ka qenë një grua shqiptare që ka telefonuar në emisionin e mbrëmjes së djeshme në Greqi ku tha se kishte njohur Artemisin në qytetin e Goteborgut të Suedisë.

Dëshmia ka bërë që të ketë organizime në nivel konsullor për gjetjen e të resë me origjinë shqiptare e cila kërkohet nga familjarët e saj prej 2 vitesh. Vëllai i saj ka udhëtuar për në Suedi për të takuar dëshmitaren dhe për të kërkuar ndihmën e autoriteteve suedeze për të lokalizuar vendndodhjen e motrës së tij.

Sipas dëshmitares, Artemis po mbahej kundër dëshirës së saj nga një grup personash në Suedi. Ajo shtoi se me të ishte një djalë dhe një vajzë që i flisnin në shqip dhe greqisht dhe sapo kishte tentuar t’i bënte një foto, e kishin hipur në makinë dhe ishin larguar.

DËSHMIA

“E pashë Artemisin në një qendër tregtare në Goteborg, jam i sigurt se ishte ajo. E pashë shumë afër, dy hapa më tutje, dëgjova greqisht. Me të ishte një vajzë tjetër dhe një djalë. I tha “hajde Emi…” Unë kthej kokën dhe i them “je greke?”, se u gëzova kur dëgjova greqisht. Ajo ishte e dobësuar, e veshur me një shall leshi me një kapak sipër. Vajza tjetër i foli në shqip. Di shqip edhe greqisht dhe e kuptova. 

Unë isha pranë Artemisës dhe nuk më përgjigjen fare, vetëm djali i thoshte diçka. Kur e pyeta nëse ishte Artemis, vajza tjetër që ishte me të e tërhoqi dhe i tha në shqip të largohej. Unë shkova në makinë për të marrë celularin për t’i bërë një foto menjëherë, por edhe ata hipën në makinën e tyre dhe u larguan. Kam arritur të ruaj vetëm tre shifrat e fundit të numrit suedez ”, tha dëshmitarja.

Më 19 tetor 2020, Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe. Pavarësisht deklaratave të mëhershme për të, duket se këtë herë, angazhimi për dëshminë e dhënë është shumë serioz pasi janë njoftuar shërbimet konsullore dhe ato të Interpolit.

Etiketa: ARTEMISdeshmiazhdukur

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
Arbitri i finales, “fat ogurzi” për Messin / Precedentët

Arbitri i finales, “fat ogurzi” për Messin / Precedentët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com