GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Atentati ndaj 2 shqiptarëve, dëshmitari: Pashë të vdekurin…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj 2 shqiptarëve, dëshmitari: Pashë të vdekurin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e lagjes Nea Zmirni në Athinë të Greqisë janë shokuar nga atentati në një lokal ku mbetën të vrarë dy shqiptarë. Viktimat u identifikuan si Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Ogranja, 44 vjeç. Vrasja ndodhi në një moment ku sheshi i Nea Zmirnit dhe lokalet atje ishin plot me njerëz, pasi orari i atentatit përkoi me ndeshjen finale të Botërorit Argjentinë-Francë.

Një dëshmitar okular ka thënë për protothema.gr se në të klientët e lokalit dhe kalimtarët rastësorë rreth zonës u tronditën nga ngjarja, ndërsa mes ulërimave dhe britmave vrapuan për të mbrojtur “kokat e tyre”.

“Dëgjova 5-6 të shtëna, në fillim mendova se ishin fishekzjarrë. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Sheshi dhe lokalet ishin plot me njerëz, pasi atry jka shumë dyqane, ishte dhe finalja e botërorit. Jam ankuar shumë herë në bashki, sepse zona e Nea Zmirnit është kthyer në fole kriminelësh, por askush nuk i ka marrë në konsideratë ankesat e mia”, tha për protothema.gr banori i zonës.

Ndërkohë ai tha se njëri nga dy viktimat njihej me nofkën “Nikos” dhe se ishte personash i njohur për jetën e natës, pasi shërbente si truprojë për perona nga bota e krimit.

Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend, ndërsa Armando Organja, 44 vjeç, mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark. Edhe pse atij iu dha ndihmë nuk mundi të mbijetojë
Klientët të cilët ndodheshin në tavolinat ngjitur vrapuan pas të shtënave. Gjatë ngjarjes, vajza 31-vjeçare e cila ishte ulur në një tavolinë aty pranë mbeti e plagosur në bark. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktimat kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

Duket se dy burrat me origjinë shqiptare, kanë pasur llogari të hapura me “qarqet” e natës. Oficerët e Policisë së Sigurisë, kanë dal në këtë përfundim duke pasur si “guidë” kryesore videon e momentit të ekzekutimit, materialin primar që kanë mbledhur nga kamerat e dyqaneve të zonës përreth, si dhe dëshmitë e para të dëshmitarëve okularë.
Hetimet e tyre kthehen te “mafia shqiptare”, pasi profili i vrasësit, lëvizjet e shpejta dhe gjakftohtësia e tij, zbulojnë se bëhet fjalë për një përdorues me përvojë të pistoletës, i cili mund të ketë vrarë edhe më parë.

Të gjitha faktet të çojnë tek vrasësit me pagesë. Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend, i cili ishte i përfshirë në grupin e mafias. Ndërsa për 44-vjeçarin, rezulton se ai nuk është.

Megjithatë është ende e pa qartë nëse ai është i përfshirë në të njëjtin ring, apo është një humbje kolaterale, për faktin se ai ishte ulur në të njëjtën tavolinë. Megjithatë, burime të sigurta nga Policia thonë se të dy të vdekurit janë të njohur të vjetër të policisë, pra bëhet e qartë se bëhet fjalë për një shlyerje llogarish.

Etiketa: atentatGreqiPolici

Lajme të lidhura

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme
Breaking Views

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme

19:52 - 14/09/26
Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë
Kosovë & Rajon

Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira në Kosovë

11:12 - 14/09/26
Para
“Shpejt shqipe, para se…”/ Media britanike: Si po kalojnë mijëra shqiptarë me gomone, pazari ulet në 2 mijë £

Britania “fundos” shqiptarët, emigrantët ilegalë do çohen në Ruanda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Shtator 2026

07:30 - 15/09/26

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni...

Lexo më shumë
E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

Parashikimi i motit për sot, 15 Shtator 2026

07:27 - 15/09/26
Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com