GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Takimi sekret” Kosovë-Serbi në Zvicër u mbajt një javë pas…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet ish-polici serb në veri të Mitrovicës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë kanë zhvilluar “takime sekrete” në Zvicër, lidhur me situatën mes të dyja vendeve. Kështu ka raportuar ditë më parë mediumi zviceran “NZZ am Sonntag”.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se ka pasur takime të llojit të tillë.

Më tej në përgjigjen e tyre thuhet se një takim i tillë së fundmi u zhvillua një javë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka mbështetur negociatat zyrtare të BE-së me takime plotësuese jozyrtare me përfaqësues të partive kryesore politike nga të dyja vendet. Kjo u mundësoi atyre të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet politike dhe të ndërtojnë besim. Takimi i fundit u zhvillua në Zvicër një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare”, thuhet në përgjigjen e FDFA-së për Telegrafin.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme më tej ka shtuar se Zvicra mbështet normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e rëndësishme për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Zvicra mbështet përpjekjet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e ka bërë të qartë vazhdimisht në kontaktet e saj zyrtare”, thuhet mes tjerash në përgjigje.

FDFA gjithashtu ka bërë të ditur se dy kryenegociatorët Besnik Beslimi dhe Petar Petkoviq deri më tani nuk janë takuar asnjëherë në formatin e përshkruar, apo siç është raportuar “takime sekrete”.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme tutje ka shtuar se për arsye të konfidencialitetit nuk komentojmë më tej për këtë çështje.

Ndryshe mediat serbe kanë raportuar se prezent në këto takime Serbia është përfaqësuar nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq, ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e Lëvizjes Vetëvendosje, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së.

Telegrafi ka kontaktuar me Kusari-Lilën, Hazirin dhe Gjinin, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk janë përgjigjur.

Lidhur me këto raportime deri më tani nuk ka pasur reagim as nga Qeveria e Kosovës./Telegrafi

Etiketa: KosoveSerbiTakim

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Arbana Osmani publikon mesazhin e koduar, kë po “thumbon” moderatorja

E dini se kush do të moderojë krah Arbanës në Festivalin e Këngës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com