GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetari rrëfen skandalin: Si po vidhet me çmimet në fundvit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetari rrëfen skandalin: Si po vidhet me çmimet në fundvit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari i Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi ka rrëfyer një skandal lidhur me çmimet e produkteve për festat e fundvitit, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos gënjehen nga ulja e çmimeve që bëjnë bizneset në prag të festave, pasi vetëm ulje nuk ka.

Sipas Sejdarasit, çmimet ndryshojnë nga ato që janë paracaktuar në rafte me çmimin që qytetarët paguajnë në arkë, duke mashtruar kështu qytetarët që të paguajnë më shumë.

Ai e dënon këtë veprim duke e cilësuar si një vjedhje banale, të poshtër që duhet dënuar, ndërsa shton se një gjë e tillë ndodh vetëm në Shqipëri.

“Është fundvit dhe njerëzit e janë zakon të blejnë! Blejnë për festa, por edhe për traditë: duhet tryeza plot për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Kohë krize në fakt dhe, çmimet bëjnë punën e tyre. Njerëzit janë “ngushtë” me të ardhurat, duan edhe të kursejnë, edhe për një ditë mbase më të vështirë! Dhe ndjekin raftet e supermarketeve për çmime të mira!

Po a e dini çfarë ndodh? Ti shikon etiketa çmimesh me ulje, pra ofertë për festa! Dhe nxiton të përfitosh, sepse ke idenë që ke kursyer ca lekë! E mbush karrocën me produkte dhe i drejtohesh arkës, për të bërë pagesën duke menduar se ke përfituar nga “OFERTA”!

JO miq! Mos u gënjeni! Më ndodhi të kontrolloj rastësisht (edhe pse unë bëj gjithnjë skanimin e barkodit dhe verifikimin e çmimit) çmimin në raft, me atë në Arkë! Shihni çfarë vjedhje: në raft 330 lekë; në arkë 495!!! Si ka mundësi? Njeriu i shkretë nuk ka mundësi të kontrollojë çdo produkt në supermarket, duke e verifikuar atë me çmimin e arkës, ku kryen pagesën! Njeriu ble në supermarket, duke i besuar shitësit që, çmimin në raft e ka të njëjtë me çmimin në arkë! Jo!

Kjo është një vjedhje banale! E poshtër! E dënueshme! Që nuk duhet të ndodhë dhe duhet ndëshkuar ashpër! Sepse ne kemi institucione, që i paguajmë nga taksat tona dhe ato duhet të veprojnë! Vjedhje e ndyrë, në mirëbesim!

Nuk po shkruaj këtu sesa prej barkodeve të produkteve të ekspozuara janë false, duke hedhur dyshim të plotë për origjinalitetin e produktit! Mesele tjetër!

Unë këtu fola vetëm për vjedhjen e “zgjuar” të fundvitit! Kur ke çmim të ulur në raft dhe çmim tjetër në arkën e pagesës, për të njëjtin produkt! Kur ke “skonto” në raft, por çmim më të lartë se një javë më parë në të njëjtin raft!

Vetëm në Shqipëri besoj se ndodh kështu në fundvit! Nuk është vetëm maskarallëk! Është krim, për ata që mezi presin të blenë e të konsumojnë diçka të lirë, në këtë periudhë festash!

Unë e provova këtë te Market Italia! Thjesht DJE! Dhe nuk e lashë me KAQ”, ka shkruar ai.

Etiketa: CmimegazetariSkandal

Lajme të lidhura

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Para
Djegia e gomave në Vlorë, reagon policia: U shoqëruan 4 persona

Djegia e gomave në Vlorë, reagon policia: U shoqëruan 4 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com