GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA shton 34 subjekte në ‘listën e zezë’ ekonomike, 14 të lidhura me abuzimin e ujgurëve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA shton 34 subjekte në ‘listën e zezë’ ekonomike, 14 të lidhura me abuzimin e ujgurëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 14 kompani kineze në listën e zezë ekonomike, për shkak të dyshimeve për abuzime me të drejta të njeriut dhe vëzhgim të ujgurëve, kazakëve dhe pjesëtarëve tjerë të minoriteteve myslimane në provincën kineze Ksinjiang.

Këto 14 kompani janë në mesin e 34 subjekteve, përfshirë disa nga Rusia dhe Irani, që janë shtuar në listë për “përfshirje apo rrezik për përfshirje në aktivitete kundër politikës së jashtme dhe interesave të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Departamenti amerikan për Tregti më 9 korrik.

Kompanitë kineze të shtuara në listë, kanë mundësuar “fushatën e Pekinit për shtypje, ndalim masiv dhe vëzhgim me teknologji të lartë” në Ksinjiang, është thënë në deklaratë, duke përsëritur qëndrimet e Shteteve të Bashkuara se Kina është duke kryer “gjenocid” dhe “krime kundër njerëzimit” në trajtimin që u bën ujgurëve. Kina është kritikuar në nivel ndërkombëtar dhe është ndëshkuar me sanksione për ndalim të mbi 1 milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane për riedukim politik në veriperëndim të rajonit Ksinjiang.

Kina insiston se kampet janë “qendra edukuese”, me qëllim që t’iu ndihmojnë njerëzve të qëndrojnë larg terrorizmit. “Pala kineze do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur të drejtën legjitime dhe interesat e kompanive kineze si dhe kundërshton tentimet amerikane për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kinës”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin. Subjektet e shtuara në listën e Departamentit amerikan të Tregtisë, duhet të aplikojnë për licenca dhe përballen me procedura të shumta kur kërkojnë leje për të pranuar produkte të prodhuesve amerikanë.

Lajme të lidhura

55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës (Emri)
Aktualitet

55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës (Emri)

15:02 - 07/09/26
E djathta ekstreme në Gjermani shënon një fitore dërrmuese në zgjedhjet për Saksoni-Anhalt
Botë

E djathta ekstreme në Gjermani shënon një fitore dërrmuese në zgjedhjet për Saksoni-Anhalt

09:24 - 07/09/26
Tragjedi në garën me makina në Siçili, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë
Botë

Tragjedi në garën me makina në Siçili, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

15:02 - 06/09/26
Para
Renditet pas Kolumbisë, Shqipëria humbet 4 vende në Indeksin Global të Sundimit të Ligjit

Renditet pas Kolumbisë, Shqipëria humbet 4 vende në Indeksin Global të Sundimit të Ligjit

TË FUNDIT

Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008
Breaking Views

Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

22:02 - 07/09/26

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka treguar sot se zotëron një audio-përgjim që implikon dhe vetë kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë...

Lexo më shumë
 “Ju erdhi fundi”- Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë

 “Ju erdhi fundi”- Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë

21:28 - 07/09/26
“U bë nga kreu i organizatës”/ Arben Ahmetaj flet për Vettingun në Drejtësi: SPAK dhe GJKKO kanë përmbysur rendin kushtetues

“U bë nga kreu i organizatës”/ Arben Ahmetaj flet për Vettingun në Drejtësi: SPAK dhe GJKKO kanë përmbysur rendin kushtetues

21:13 - 07/09/26
Taulant Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje

Taulant Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje

20:57 - 07/09/26
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Levan të Fierit, flakët e shkrumbojnë totalisht

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Levan të Fierit, flakët e shkrumbojnë totalisht

20:42 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com