GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Start up-et, Edona Bilali i jep 3.3 mln lekë “ushtarit” të Ramës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Start up-et, Edona Bilali i jep 3.3 mln lekë “ushtarit” të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vartësit e qeverisë Rama nuk mjaftohen nga rrogat e larta që marrin. Por rrëmbejnë edhe para nga fondet për qytetarët dhe bizneset. Një javë më parë Gijotina.com ka denoncuar se  ekonomistja e ministres së Sipërmarrjes, Edona Bilali, kishte përfituar 5 milionë lekë nga fondet për start-upet. Kjo është një çmenduri dhe abuzim i hapur. Po pse askush nuk ka marrë masa? Bilali ua ka zënë gojën me lekë edhe njerëzve të oborrit të Ramës!

Këtë herë e kemi fjalën për “biznesmenin” Sokol Plaku. Nga dokumenti i mëposhtëm rezulton se Plaku ka marrë 3.3 milionë lekë nga fondet për “start up-et”. Përfitoi përmes kompanisë “A.L.S Consulting” të themeluar në vitin 2020.

 

Por, edhe Sokol Plaku nuk është një nga ata që po kërkon të rrisë ndërmarrjen e tij dhe i nevojitet mbështetje nga shtetit. Përkundrazi Plaku është i zënë me punë të tjera, për të cilat paguhet nga Qeveria “Rama”. Ai është një nga ata persona që bën sekuestrimin e pronave të paligjshme.

Konkretisht, Sokol Plaku është pjesë e Njësisë Speciale Anti-korrupsion dhe Anti-evazion në Kryeministri. Për shkak të detyrës, Plaku ka qenë pjesë e disa aksioneve blic në disa zyra kadastrale në vend për kontrollin e dosjeve të pronave. Duke pasur lidhje kaq të forta, zyrtari i lartë duket se po i shfrytëzon për të marrë para ku të mundet.

Pra, “kap ç’të kapësh!”, siç ka thënë dhe Kryeministri Rama.

Kështu, ministrja e Ramës ka marrë në konsideratë faktin që ai është pjesë e oborrit të pushtetit “Rama” dhe i ka akorduar 3.3 milionë lekë. Denoncime për Bilalin dhe Start up-et e saj janë bërë prej disa ditësh edhe nga shoqëria civile dhe ekspertë të ndryshëm. Por deri më sot, ende nuk ka asnjë reagim.

Nga të dhënat e siguruara tregohet se Objekti i shoqërisë se Plakut përfshinë ofrimin e shërbimeve te konsulencë në fushën: ligjore, financiare, turizmit. Por, deri më tani nuk rezulton të ketë asnjë licencë dhe certifikim. Po, me sa duket Bilali po i jep një dorë për rritjen e kapitalit. Që më vonë kjo kompani të bëhet pjesë e aferave për tenderët që japin ministret e Ramës.

Lexo edhe PD denoncon: Ministrja shpërndan lekët e shtetit me shoqërinë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Edi Ramaedona bilalifondkoordinatormbeshtetjeminsitria e sipermarrjesoborriqeveria njesia anti korrupsionSokol PlakuStart Up

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Me “fole” në Belgjikë/ Goditet grupi kriminal, mes tyre shqiptarë

Me "fole” në Belgjikë/ Goditet grupi kriminal, mes tyre shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit
Moti

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com