Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi nga salla e Kuvendit deklaroi se kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka përfituar subvencione nga shteti, në kundërshtim me ligjin.
Fill pas fjalës së Erion Braçes, Koreshi kërkoi fjalën duke thënë se familja e kryetari Kokoneshi ka marrë subvencione duke abuzuar me ligjin.
“Unë i qëndroj asaj që kanë marrë socialistët. Po përmend familjen e kryetarit të familjes Kokoneshi që ka marrë subvencione nga shteti në kundërshtim me ligjin”, tha Koreshi.
Discussion about this post