GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

“Ujku, ujku”, por çakalli bën kërdinë

në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ujku, ujku”, por çakalli bën kërdinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga GENC POLLO-Vizita e pardjeshme e Kryeministrit të Greqisë, zotit Qiriako Micotaki në Himarë, Vurg e në Dropull, nxiti një sërë komentesh, pjesërisht kritike. Këto kishin të bënin me interesin elektoral të vizitorit, i cili hyn në zgjedhje vitin e ardhshëm (ky është i vetëkuptueshëm), me negociatat për kufirin ndërshtetëror detar (këtu hamendësimet janë pasojë e transparencës zero nga qeveria jonë), me përkrahjen në udhën tonë drejt BE-së me theks te të drejtat e minoritetit grek (kjo është konstante e Athinës), si dhe me një synim ogurzi të z. Micotaki për të krijuar një shoqatë të bashkive me popullsi grekofone si prelud për një autonomi të Vorio Epirit apo edhe më keq për një secesion të tyre nga Shqipëria e për aneksim nga Greqia (për këtë më poshtë). Një deklaratë e z. Micotaki në Himarë, e cila kaloi në heshtje e që sipas meje lipsej të kishte marrë më shumë vëmendje e minutazh se të tjerat, ishte premtimi i tij “se do të kujdesej që himariotët të gëzonin realisht pronat e tyre”.

Sfondi i kësaj deklarate është një fushatë grabitjeje pa din e pa iman në dekadën e fundit të pronarëve tradicionalë në bregdetin e Jonit. Jo se kjo nuk ndodh, bie fjala edhe në Golem apo Shëngjin. Por këto mbeten jashtë fokusit të Athinës; ashtu si dhe Prishtina e Tirana përqendrohen te të drejtat e njeriut në Preshevë e jo në Novi Sad.

Publiku është njohur me episode të grabitjes kur politikanë të mazhorancës kanë rezultuar përfitues arbitrarë të trojeve për ndërtim në kurriz të banorëve. Një rast ishte deputeti i PS, i cili ironikisht ishte edhe shefi i task-forcës qeveritare për verifikimin e pronësisë në Breg. Një tjetër rast më i freskët është zaptimi i plazhit e i favoreve shtetërore nga një ministër kryesor i qeverisë përmes familjarëve, të cilëve u dha statusin e “investitorit strategjik”. Po përmes këtij mekanizmi iu grabitën Kishës Ortodokse Autoqefale afro 10 hektarë të Manastirit Shëngjergji në Ksamil për ndërtimin e një resorti turistik aty pranë.

Por shumë më shumë janë zaptimet që mbeten nën radarin e debatit publik. Ato fillojnë nga zaptimet e vrazhda ku aktorët janë biznesmenë pranë qeverisë, që përmes falsifikimeve në Kadastër u rrëmbejnë pronën himariotëve duke u lënë kalvarin e gjykatave si të vetmen udhë shpëtimi. Por ka edhe grabitje të butë: biznesmeni pranë qeverisë e me porosi nga lart shkon në fshatrat gjysmë të braktisura dhe u blen pronarëve shtëpitë për një kafshatë: e mbasi ka blerë gjysmën e fshatit qeveria e shpall “strategjik”, i jep fonde falas nga projekte qeveritare dhe e “ndihmon” për kredi të buta nga banka zhvillimore për të ndërtuar një fshat turistik të traditës.

Shembuj të tillë mund të sillen pa fund. Aplikimi i ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” i v. 2020 ka sjellë vetëm regjistrimin e 8 pronave nga 8000 kërkesa të paraqitura. Arsyeja është se secilit pronar për regjistrimin e pronës apo më pas për leje ndërtimi i duhet të japë ryshfet përqindje të majme të pronës e të biznesit.

Opozita e kundërshtoi në Kuvend e në publik p/ligjin për investitorët strategjikë (v.2015) me argumentin se, në kundërshtim me kuadrin ligjor, i mundësonte qeverisë shpronësimin diskrecrionar e potencialisht abuziv të pronarëve. Këtë shqetësim ia paraqiti edhe Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës që interesoheshin për këtë çështje. Gjatë këtyre bisedave u vu re se të njëjtën linjë vepronte edhe diplomacia greke e motivuar nga shqetësimi për pronat e himariotëve. Kjo e plotëson kontekstin e sipërpërmendur.

Sa për çështjen e asociacionit të bashkive grekofone apo kërkesës për vetëvendosje të shpallur nga z. Micotaki në Himarë, nuk gjeta referencë direkte në media, por nuk përjashtohet që diçka të jetë thënë. Por që të marrim të mirëqenë që janë thënë me atë kuptim dhe që ky asociacion do të ishte hapi i parë për gllabërimin e Vorio Epirit, duhet një sforcim i madh e i pajustifikuar nga marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona. Për më tepër të mos harrojmë se në tridhjetë vitet e fundit votat në këto bashki janë ndarë pak a shumë në tresh mes BDNJ, PS e PD. Çka do të thotë se dy partitë kryesore të Shqipërisë kanë përkrahjen e gati 2/3 të elektoratit në këto bashki. Ndërsa në komunat serbe në veri të lumit Ibër votohet 100% për parti serbe të varura sot nga Presidenti Vuçiç e dje nga Presidenti Tadiç. E ku çdo referendum për shkëputje nga Kosova e për bashkim me Serbinë me gjasë do të jepte rezultate të ngjashme.

Prandaj dhe alarmizmi sensacional, edhe kur është i ndershëm apo qëllimmirë, shpesh pengon vëmendjen ndaj problemeve reale; ose siç thotë populli: “Ujku, ujku!”, por çakalli bën kërdinë!

Etiketa: Genc PolloGreqimitsotakis

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Daily Mail “nxin” qeverinë për amnistinë: Pastroni paratë e krimit

Daily Mail “nxin” qeverinë për amnistinë: Pastroni paratë e krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com