GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Flamur Golemi kujtohet për Zhulatin/ 382 mln lekë, tenderit pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Madje, ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, është nënë hetim nga SPAK

Madje, ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, është nënë hetim nga SPAK

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër vazhdon me tenderë korruptivë. Kështu, Flamur Golemi po shfrytëzon dhe fondet e fundit për të rregulluara fasadat dhe për të bërë propagandë. Mbas disa viteve ankesa, ai më në fund është kujtuar për rrugën që të çon në fshatin Zhulat të Gjirokastrës.

Shpesh banorët atje bllokohen me ditë të tëra nga moti i keq për shkak se rruga nuk është e përshtatshme, por më parë fjala e tyre nuk është dëgjuar. Por këtë fundviti Golemi u zgjua sepse po afrojnë zgjedhjet. Kryebashkiaku ka firmosur së fundmi tenderin me objekt “Rikonstruksion rrugës Zhulat Gjirokastër loti I”, për të cilën janë vënë në dispozicion 48 561 521,00 lekë (të reja).

 

Ky projekt përveç se po bëhet me shumë vonesë, ka shpenzime të cilat nuk janë argumentuar në dokumentet e tenderit. Ndërkaq, prokurimi realizohet në shkelje të ligjit. Nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se, tenderi në fjalë është dhënë pa konkurrencë. Për këtë tender kanë paraqitur ofertë 7 kompani, por të gjitha janë skualifikuar automatikisht dhe në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve  “BOE EUROBETON” dhe “INA shpk”, të cilat kanë ofruar 38.296.731 lekë.

Së pari, vërehet se kompanitë e tjera kanë paraqitur ofertë të paktën 100 milionë lekë më lirë nga fondi limit. Dhe pavarësisht kësaj, sërish Golemi zgjodhi ofertën më të shtrenjtë .

Më tutje, bie në sy se njëra nga kompanitë kishte ofruar zero lekë, pra është një pjesëmarrës fiktiv, që i ka hapur rrugë fituesit. Këto të dhëna hedhin dyshime se bashkimi i operatorëve “BOE EUROBETON”  të Isuf Meçit dhe “INA shpk” të Ferdinand Çaushit, është paracaktuar si fitues. Në këto kushte, tenderi është vlerësuar me “flamurin e kuq” dhe përbën risk që me fondin të abuzohet.

 

Sakaq, vlen të përmendim se fshati Zhulat është në mes të aksit Kardhiq-Delvinë. Rruga që pret të rikonstruktohet përmes këtij tenderi lidh fshatin me autostradën. Punimet për aksin Kardhiq-Delvinë kanë zgjatur me vite, janë shpenzuar qindra miliarda lekë, janë zbuluar shkelje nga KLSH. Por, pavarësisht këtyre  ARRSH dhe Flamur Golemi nuk i kthyen sytë nga rruga e Zhulatit.

Madje, ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, është nënë hetim nga SPAK për abuzimet që janë bërë në këtë aks rrugor. Po kryebashkiaku Golemi, nuk i druhet Prokurorisë së Posaçme?!

Lexo edhe: Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë/ Shtyhet gjyqi për Sonila Qaton

 

Etiketa: DenoncimFlamur GolemiGijorokasterKardhiq - DelvineSpakZhulat

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
BE jep lajmin për tarifat e roaming: Ulja nis nga tetori 2023

BE jep lajmin për tarifat e roaming: Ulja nis nga tetori 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së
Breaking Views

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26

Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në...

Lexo më shumë
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com