GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dalin të dhënat e fshehta, 250 milionë kinezë të prekur me COVID19

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin të dhënat e fshehta, 250 milionë kinezë të prekur me COVID19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gati 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë prekur me COVID19. Kjo ka ndodhur në 20 ditët e para të dhjetorit. Të dhënat e fshehta dalin nga një vlerësim i brendshëm i zyrtarëve më të lartë shëndetësorë të vendit, raportuan Bloomberg Neës dhe Financial Times.

Nëse vlerësimi është i saktë, ai do të prekë afërsisht 18 përqind të 1.4 miliardë njerëzve në Kinë, dhe do të përfaqësojë shpërthimin më të madh global të coronavirusit deri më sot.

Shifrat u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC) gjatë mërkurës, sipas të dy mediave – të cilat cituan burime të njohura me çështjen ose të përfshirë në diskutime.

Një përmbledhje e NHC-së gjatë takimit të së mërkurës, tha se kishte të bënte me trajtimin e pacientëve të prekur nga shpërthimi i ri i COVID-19.

Si Financial Times ashtu edhe Bloomberg kanë raportuar me shumë detaje, diskutimet e autoriteteve se si të merren me shpërthimin e valës se re të coronavirusit.

Ndër vlerësimet e renditura në të dy raportet ishte zbulimi se vetëm të martën, 37 milionë njerëz u infektuan rishtazi me coronavirus në të gjithë Kinën. Ishte një dallim dramatik me shifrën zyrtare prej 3,049 infeksionesh të reja të raportuara atë ditë.

Financial Times tha se Sun Yang, zëvendësdrejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, ua prezantoi shifrat zyrtarëve gjatë një konference të mbyllur, duke cituar dy persona të njohur me këtë çështje.

Sun shpjegoi se shkalla e përhapjes së coronavirusit në Kinë, është ende në rritje dhe vlerësoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Pekin dhe Sichuan tashmë është infektuar, raportoi Financial Times.

Vlerësimet pasojnë vendimin e Kinës në fillim të dhjetorit, për t’i dhënë fund papritmas politikës së saj të rreptë të zero-coronavirus, që kishte qenë në fuqi për gati tre vjet. Shifrat janë në kundërshtim të plotë me të dhënat publike nga NHC, e cila raportoi vetëm 62,592 raste simptomatike të Covid në njëzet ditët e para të dhjetorit, raporton CNN.

Etiketa: kinaKoronavirusSHTET

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
“Nuk dua të lidhem”, Stresi i zhgënjyer nga vajzat e showbizzit

“Nuk dua të lidhem”, Stresi i zhgënjyer nga vajzat e showbizzit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Aktualitet

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26

Nga Brukseli, deputetja e PD-së kërkon që integrimi të sjellë përfitime për bizneset, fermerët dhe familjet, duke e lidhur këtë...

Lexo më shumë
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com