Gazetari i kronikës, Julian Kasapi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me ndërhyrjen e forcave RENEA në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, teksa ka thënë se ky operacion ka qenë një element procedurial.
Sipas tij kontrolli është shumë i vonuar dhe se duhet të ndodhte që kur Martinaj u denoncua i humbur nga familja e tij në verë.
Sakaq, Kasapi shtoi se ky kontroll i cili u raportua se erdhi si shkak i përgjimit të një telefonate nga burgu, ka rezultuar se Prokuroria ka dhe një numër që rezulton nga Kolumbia, por që është ende herët për të thënë nëse përdorej nga Martinaj apo dikush tjetër.
Deklarata
“Është element procedural, kontroll banese. Në mendimin tim është i vonuar sepse duke nisur që nga ngjarja që ndodhi në gusht me eliminimin e 3 personave, një prej tyre i afërm i Martinajt, patjetër që duhet të kishte veprime të tjera. Mendoj se kemi bashkimin e dosjes që është nisur në Kurbin sa i përket edhe ngjarjes që pretendohet se është zhdukur Martinaj. Këtu shihet edhe miti që ka hedhur poshtë policia me ndërhyrjen, ka qenë mjaft e vështirë dhe për ta që të ndërhyjnë. Ka qenë gjithmonë e është, janë disa zona që nuk ka shkelur terren ose kur është shkelur ka pasur dhe indicie për armët, por nuk janë gjetur para që të bën përshtypje dhe tregon nivelin e organizimit të grupeve kriminale me kaq shumë uniforma policie e fenelina.
Kontrolli është shumë i vonuar, duhet të ndodhte që kur u denoncua i humbur nga familja. Kosheret e bletëve ku janë gjetur armët janë në një ambient të përbashkët mes 3 banesave, nuk und të themi që janë vetëm të Ervis Martinajt, por veprimi është i vonuar duke parë edhe historikun e ngjarjeve kriminale të fundit. Ky kontroll bëhet për shkak të dosjes “Plumbi i artë” por kemi dhe hetimin për zhdukjen e tij dhe besoj se SPAK ka marrë edhe këtë dosje duke i bashkuar ato. Ka qenë një telefonatë e interceptuar nga burgu, prokuroria ka dhe një numër që rezulton nga Kolumbia, por që është ende herët për të thënë nëse përdorej nga Martinaj apo dikush tjetër. Bëhej fjalë për dosjen “Plumbi i artë”, ku jo vetëm për Martinajn por edhe për të tjerë janë bërë kontrolle në banesa”, u shpreh ai.
Discussion about this post