GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Martinaj i vajti Ramës te shtëpia në Surrel, bleu dy vila atje”

21:49 - 26/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Martinaj i vajti Ramës te shtëpia në Surrel, bleu dy vila atje”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Hoxha ka treguar se si Ervis Martinaj e “rrethoi” Edi Ramën në Surrel, duke blerë dy vila pranë banesës së kryeministrit dhe madje shtoi se ishte bërë gati të blinte vilën e tretë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se Martinaj ishte kthyer në shqetësim për kryeministrin, ndërkohë deklaroi se aq shumë e kishte kapur euforia “mbretin e basteve” sa kishte harruar se kryeministri është “balena në oqean”.

Deklarata

“Kur Martinaj doli nga qarkullimi, ai ishte bërë një armik publik sepse kishte prishur rregullat. Kishte bërë shumë kundërshtarë, që ishin dhe armiq ndër vete, të bënin aleancë. Ishte bërë problematik për pushtetin. Qeveria nuk kishte çfarë i bënte më Ervis Martinajt.

Martinaj mori guximin dhe i vajti kryeministri mu të shtëpia. Dhe ne e dimë sa trim është kryeministri jonë. E bleu shtëpinë ne Surrël, bleu dy vila dhe ishte gati të merrte të tretën… Ai vendosi familjen aty.

Ai që ka betonuar atë shtëpinë e Edi Ramës, e kam pyetur cfarë betoni është. E pyes, ore ti e ke bërë? Se dëgjonte Berishën që thoshte sarajet e sulltanit që i ka bërë Carapuli. Cfarë Carapuli tha ai, atë e kam bërë unë, lekët mi ka dhënë filani, kishte edhe biznesmenë të tjerë. I thashë, ore cfarë strukture është ajo? Më tha, është si depo uji, pa dritare, ka vetëm pjesën sipër, me xham dhe derën poshtë. Është beton special. Të njëjtën cilësi betony e ka vetëm Kisha Ortodokse në qendër të Tiranës.

Boja që ajo ka, i është hedhur që në beton. E përmenda si detaj për të thënë që Vis Martinaj, edhe pse duket si bunker i paprëshkëm, sarajet e kryeministrit, Vis Martinaj i vajtu mu atje. Garda e Republikës, bënte shumë kujdes, sepse lëvizte kryeministri me tre makinat e eskortës, lëvizte edhe Visi me tre makina të blinduara që shkonte në shtëpi.

Ajo rruga, duke qenë e ngushtë dhe me kthesa po të përplaseshin në ndonjë cep, njëri kalonte, tjetrit duhet të rrinte në cep.

Visi u bë shumë shqetësim për kryeministrin, sepse i erdhi të dera e shtëpisë.

Por, Martinajn e kapi euforia dhe nuk e mendoi që një kryeministër është balena në oqean dhe jo një peshk në oqean.

Martinaj ishte shumë egoist, e dontë shkëlqimin, është personazh atipik në botën e krimit të organizuar. Ai ishte cdo nat në lokalet më të njohura të Tiranës.

Pra, dallimi me të tjerët, është që zgjodhi rrugën si John Gotti, që ekspozohej. Ai e shijonte ekspozimin.

Edhe kur i ndodhi ajo që i ndodhi, ai lëvizte me tek përson.

Këtë besim ia sillte korruptimi i agjensive të zbatimit të ligjit. Por, kryeministri korrupton më shumë se ai…

Jo më kot të përmenda, që iu vra djali i xhaxhait, u tentua miku i ngushtë dhe shteti nuk reagonte.

Shteti mbylli sytë dhe e la përballë kundërshtarëve. Kjo gjë ka ndodhur vetëm me Haklajt në Tropojë”, tha Hoxha.

Etiketa: Artan HoxhaEdi RamaErvis Martinaj

Lajme të lidhura

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Para
Artan Hoxha: Ervis Martinaj, bashkëpunim me Dakon për bastet

Artan Hoxha: Ervis Martinaj, bashkëpunim me Dakon për bastet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com