GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artan Hoxha: Pronari i vërtetë i kokainës në Fier nuk u kap

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Hoxha: Pronari i vërtetë i kokainës në Fier nuk u kap
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Hoxha ka folur për kokainën e kapur në Fier, ku ishte i përfshirë Viktor Cervanaku, ish kryetar i komunës Frakull dhe zyrtar në një institucion shtetëror.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se pronari i vërtetë i kokainës nuk u kap, ndërkohë që sqaroi se operacioni u bë i mundur vetëm për shkak të përfshirjes së DEA dhe partnerëve. Hoxha deklaroi gjithashtu se në Shqipëri ekzsiton një laborator kokaine dhe se autoritetet i kanë vajtur afër, por ende nuk e kanë zbuluar.

Deklarata

“Fieri është hambari kryesor në rang vendi i votave për të majtën. Ka qenë, është dhe do të mbetet. Çervanaku ka qenë përfaqësues i pushtetit lokal, ka qenë përfaqësues politik, kishte ikur nga andej dhe kishte ardhur në Tiranë si drejtor. Ai ka patur në dorë para publike dhe ka bërë para. Ajo shtëpia në Frakull, rrinte mbyllur.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e amerikanëve, nuk ishte thjesht ngarkesa prej 430 kg, por mënyra që kishin përdorur. Kimisti ka qenë brenda territorit shqiptar. Po të mos ishin amerikanët, një avokat i mençur mund të thoshte ku e keni kokainën, sepse pleh është ai. Nuk e di si do ta kthejë SPAK-u në kokainë, sepse nuk ka kimist. E kanë provën sepse ua kanë dhënë amerikanët. Është provë e DEA-s dhe jo e jona, sepse ne nuk kemi laboratorë. Ky operacion është forma se si duhet luftuar krimi i organizuar.

Në këtë rast, nuk besoj se kanë vajtur te kryesorët fare.

Kam dyshime të mëdha, që pronarët e vërtetë të ngarkesës ende nuk kanë dalë në lojë. Këta që folën nëpër telefona, këta kanë marrë përsipër ta kalojnë në doganë sepse kanë njohjet me pushtetin, por nuk janë këta pronarët e vërtetë.

Në Shqipëri ka laborator të kokainës dhe kur doli lajmi që u kap laboratori, unë mendova se e gjetën atë laboratorin që themi ne. Por, nuk ishte aty. I kanë shkuar shumë afër, mbase dhe rastësisht, por nuk e gjetën dot. Laboratori është këtu brenda“, deklaroi Hoxha.

Etiketa: Artan HoxhaFierkokaina

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Para
Grenell: Kurti të lirojë të burgosurit serbë

Grenell: Kurti të lirojë të burgosurit serbë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26

Çmimet e naftës shënuan rritje në hapjen e tregjeve aziatike të hënën, mes shqetësimeve të reja për situatën e sigurisë...

Lexo më shumë
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbetgaranti girişJojobet