GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal/Subjektet tregojnë duhan dhe për persona nën 18 vjeç

21:32 - 29/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal/Subjektet tregojnë duhan dhe për persona nën 18 vjeç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pothuajse në pjesën më të madhe të subjekteve tregtare në vendin tonë nuk zbatohet ligji i cili  ndalon shitjen dhe shërbimin e pijeve alkoolike dhe duhanit personave nën moshën 18 vjeçare. Shpesh në vende të ndryshme janë parë fëmijë duke blerë duhan edhe pse kjo ndalohet me ligjin Nr. 9518, i miratuar me datë 18.4.2006 për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit konkretisht kreu 2 Neni 11 ku shpjegon qartë se shitja nga njësitë tregtare i pijeve alkoolike kundrejt të miturve përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10 deri në 20 mijë lekë të rinj.

Kamerat e Fiks Fare sollën disa raste ku të miturit blinin lehtësisht cigare dhe alkool në markete të ndryshme pa praninë e një personi madhor. Gjithashtu 2 të mitur të tjerë 15 dhe 16 vjeç shkojnë në 2 shisha lounge në zonën e Astirit në qytetin e Tiranës dhe kërkojnë të konsumojnë shisha. Në njërin prej lokaleve pranohen pa hezitim dhe pa i pyetur për mjet identifikimi apo moshën. Në lokalin tjetër kamarjeria thotë se ne nuk i lejojmë, por që i shërben më pas me pretekstin se janë klient të rregullt.

Ndërkohë bashkëpuntorët e Fiks-it provuan të rezervonin një ambient ku shitej shisha për një rast ditëlindje të një të mituri që do festonte 17 vjetorin e lindjes.  Pa asnjë hezitim rezervimi mund të bëhej dhe mund të konsumohej shisha pa pa problem nga pjesmarrësit të moshës 17 vjeçare. Pas këtyre rasteve Fiksi iu drejtua Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ku inspektori Ardjan Paravani thotë se në bazë të ligjit, konsumi i shishës, cigareve elektrinike është e barazvlefshme me konsumin e një cigareje të zakonshme. Gjithashtu është tërësisht e ndaluar për të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeç e njëjta gjë vlen edhe për tregtimin e tyre.

Edhe për alkoolin është tërësisht e ndaluar, konsum tregtimi kundrejt fëmijëve.  “Një subjekt duhet që të kërkojë mjetin e identifikimit së pari, në rastet kur nuk jepet mjeti i identifikimit i refuzohet shërbimi. Në rastet kur produkti tregtohet pa mjet identifikimi veprimi është i dënueshëm nga ana administrative dënim me gjobë. Gjoba është për herë të parë të shkeljes së ligjit 30 mijë lekë, për herë të dytë 60 mijë , në rastet e përsëritjes për herë të tretë gjoba është 1 .8 milion dhe mbyllje e veprimtarisë së subjektit për një periudhë të caktuar” pohon inspektori.

Që nga fillimi i vitit 2022 deri më 31 tetor 2022 janë vendosur mbi 100 masa administratve kundrejt subjekteve që janë konstatuar  me shkelje . Inspektorati ndjek zbatimin e ligjit në konsumin e të duhanit, shishës, argjiles apo të cigares elektronike në ambjente të mbyllura. Këto gjoba janë të vendosura kryesisht për raste të përdorimit të shishës , argjilës dhe cigareve elektrike në ambiente të mbyllura. Por edhe pse inspektoriati raporton shifra ende konsumimi i shishës alkoolit është prezent nën moshën e lejuar, siç e faktoi dhe Fiks Fare.

Marrë nga TOPCHANNEL

Etiketa: FareFikstregojne

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Lindi në kasolle, por pushtoi botën – Historia e Mbretit të Futbollit

Vdekja e Pele - Vjen reagimi i parë i Santos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com