GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autori i 10 vjedhjeve, arrestohet “makthi” i qytetarëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Në kërkim nga Italia, 62-vjeçari me 4 emra kapet në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 34-vjeçar I identifikuar si Vilson Kono, banues në Durrës, është vënë në pranga pasi rezulton se ka grabitur 10 apartamente gjatë vitit 2022 në Tiranë.

Mësohet se i riu bashkëpunonte me një 39-vjeçar me inicialet A.Q., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.

Të dy, klononin çelësat e banesave me dyer të blinduara dhe i grabisnin ato. Por, aventura mori fund në momentin që 34-vjeçari po tentonte të vidhte një tjetër shtëpi në rrugën “Sami Frashëri” dhe u kap në flagrancë.

Janë sekuestruar dhe dy celularë që përdornin dy hajdutët për tu koordinuar në lidhje me banesat që do të vidhnin.

Njoftimi:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Klonimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. dhe Komisariati i Policisë Nr. 3.
Vidhte në banesa me dyer të blinduara, duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Zbardhen dhe dokumentohen 10 raste të vjedhjes në banesa të ndryshme, duke përdorur çelësa të klonuar.
Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Klonimi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– V. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi V. K., më datë 30.12.2022, është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një apartament, në rrugën “Sami Frashëri”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. Q., gjatë këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 9 apartamente, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
– Më datë 04.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;
– Më datë 20.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. C.;
– Më datë 15.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;
– Më datë 06.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. D.;
– Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Z.;
– Më datë 05.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit A. B.;
– Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. N.;
– Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit B. M.;
– Më datë 30.12.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. Gj.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: arrestimePoliciaVjedhje

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
EMRI/ E përplasi makina, ndërron jetë 24-vjeçarja shqiptare

E rëndë/ Zjarri i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com