GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Opozita mundet me ide, jo me dhunë dhe me blerje

09:37 - 04/01/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita mundet me ide, jo me dhunë dhe me blerje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho– Ka kohë që regjimi i korruptuar kërkon me çdo kusht të mbajë pushtetin. Kështu e filloi ngritjen duke bashkëpunuar me njerëz të krimit dhe kështu po e vazhdon duke u përpjekur me dhunë e presion të blejë votat që i duhen. Ka një vit që pushteti po përpiqet me gjykata dhe intriga të mbajë të palegjitimuar PD-në e vërtetë duke bërë veprime monstruoze.

Kjo është demokracia Shqiptare, një demokraci që po mbytet nga dita në ditë nga një pushtet që ka kapur shtetin dhe po e kthen vendin në një autokraci lindore. Një vend ku vjedhjet dhe abuzimet e tejskajshme janë të vazhdueshme dhe komuniteti ndërkombëtar mahnitet me vizatimet e kryeministrit, sesa me realitetin e trishtueshëm që ka mbërthyer vendin.

Sulmet kundër liderëve të opozitës janë intensifikuar për të treguar që nuk e kanë të drejtën të kthehen në pushtet. Por Partia e Lirisë dhe PD kanë një vizion të qartë dhe një objektiv të qartë që është rikthimi i demokracisë në vend, pjesëmarrja e popullit në vendim-marrje dhe zhdukja e partitokracisë, ndërsa regjimi ka vetëm një objektiv: të qëndrojë sa më gjatë në pushtet për të mos dhënë llogari për abuzimet e tij.

Lufta pa princip dhe monstruoze për Presidentin Meta dhe për Partinë e Lirisë është një luftë për jetë a vdekje për regjimin. Së pari, Partia e Lirisë është një parti që ka lindur nga rreziku që po i kanoset Shqipërisë dhe rikthimin në një diktaturë të re. Ajo është e hapur për cdo patriot që po shikon se si interesat kombëtare nëpërkëmben nga interesat e pushtetit të korruptuar; ajo është e hapur për çdo grua që po shikon se si po i largohen fëmijët nga Shqipëria; ajo është Partia e rinisë që do ta bëjë këtë vend.

Së dyti, Presidenti Meta vjen nga një parti, të cilën e ka udhëhequr si kryeministër dhe shumë socialistë të ndershëm e shikojnë si shpresë. Historia e socialistëve në Itali dhe në Greqi ka treguar se si këto parti janë shkrirë nga korrupsioni dhe abuzimet e mëdha. Kraksi iku nga Italia dhe u fsheh në Tunizi, ndërsa PASOK-u u shkri jo vetëm për deklaratat për krizën por edhe për skandalin e Xohaxopulos dhe paratë që iu gjetën në Zvicër. Por ne si vend me mentalitet lindor anadollak i besojmë në heshtje liderit, dhe pse të ngopur me vuajtje, edhe kur ai po na çon drejt humnerës. Lufta kundër Presidentit Meta është luftë ekzistenciale se socialistët e zhgënjyer do të kenë një alternativë të besueshme. Prandaj regjimi ngriti skenarë të bazuar në falsifikime, skenarë për ta zhdukur Partinë e tij si parti parlamentare duke aktivizuar abuzuesit e inceneratorëve të blinin vota, të bënin presione me një administratë publike tërësisht të politizuar, duke ju bërë presion afaristëve që bashkëpunonin me të.

Gjithë frika është ‘sindroma e PASOK-ut’ që Rama ndjen që do përsëritet. Por këtu do të ndodhë më keq. Një regjim i korruptuar që do të shembet duke tërhequr zvarrë të gjithë ata që i kanë shërbyer, naivët që pushtetin e shikojnë si ndeshje, të sklerotizuarit të cilët ende nuk e kanë kuptuar që kjo parti që votojnë nuk ka të bëjë fare me atë parti që mendojnë, dhe do të votojnë për të edhe nëse Neroni do të ngjallej dhe të ishte në krye.

Opozita sot ka avantazh që ka idetë dhe vizionin e qartë përballë një regjimi me korrupsion skizofrenik, që nuk ngopet me paratë e popullit të tij. Ajo nuk mund të luftohet me dhunë, blerje, manipulim të zgjedhjeve dhe as me metodat që përdor mentori i tij, Erdogan, për të qëndruar në pushtet. Dita e dhënies llogari do të vijë shumë shpejt.

Ky regjim do të mbahet mend që shkatërroi Shqipërinë por edhe Partinë që e përdori si kalë beteje për të ardhur në pushtet dhe po i lë turpin e abuzimeve të tij.

Është koha për tu bashkuar të gjithë në frontin e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë, për ti dhënë fund një regjimi të inkriminuar, por edhe të meritojmë që të quhemi europianë dhe të mbrojmë vlerat e demokracisë.

 

Etiketa: Agim NeshoDiplomatPolitike

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Një vit luftë me inflacionin, por cilat janë parashikimet për 2023

Një vit luftë me inflacionin, por cilat janë parashikimet për 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com