GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Laboratori i drogës në Fier, merret vendimi për 5 të arrestuarit

13:41 - 04/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Laboratori i drogës në Fier, merret vendimi për 5 të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masat e sigurisë “arrest me burg” për 5 të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit dy muaj më parë.

Bëhet fjalë për të akuzuarit e identifikuar me emrat Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Vrioni, Redin Meshi dhe Julian Malaj të cilët do të vijojnë të qëndrojnë pas qelive. Në apel u shqyrtua kërkesa për ndryshim mase vetëm për 5 nga të akuzuarit, pasi pjesa tjetër e të arrestuarve nuk paraqitën ankimim.

Më herët, 5 nga të akuzuarit që u lanë në burg nga apeli i GJKKO-së, kanë kërkuar masë më të butë sigurie ose atë të burgut me afat deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Në kërkesën për ndryshim mase, ata pretendonin se nuk kanë pasur informacion se plehu ishte përzier me kokainë, kjo referuar edhe letrave të zhdoganimit.

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Të arrestuarit janë: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi.

Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Etiketa: drogeFierlaborator

Lajme të lidhura

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)
Aktualitet

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Para
Zbardhet vrasja në Prizren, “Kobra” fshiu kamerat dhe hodhi armën

Zbardhet vrasja në Prizren, "Kobra" fshiu kamerat dhe hodhi armën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë hartës së shteteve në...

Lexo më shumë
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26
Parashikimi i motit, 9 Mars 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 shkurt 2026

07:44 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com