Vajza në foto është 19-vjeçarja, Daniela Gjoka, e cila u nda tragjikisht nga jeta pas zjarrit që shpërtheu nga një bombol gazi ku ajo po flinte në hotelin e familjes së saj në Velipojë. 19-vjeçarja do martohej në muajin gusht, mirëpo ëndrra e saj nuk u bë dot realitet.
Alketa Gjoka së bashku me fëmijët e saj u dërguan në Itali për kurim më të specializuar, ndërkohë që gjendja për të gjithë ata mbetet kritike, pasi kanë djegie në pothuajse 80% të trupit të tyre.