GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryeministrja serbe: Është shumë e vështirë të flasësh me Albin Kurtin, edhe Edi Rama ishte i bindur për këtë gjë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministrja serbe: Është shumë e vështirë të flasësh me Albin Kurtin, edhe Edi Rama ishte i bindur për këtë gjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se është shumë e vështirë të flasësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Brnabiç shpjegoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i vështirë sepse njerëzit që po negociojnë nga Prishtina nuk janë pragmatikë dhe nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por sipas saj, vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Brnabiç për TV Prva.

Takimi i fundit brenda Procesit të Berlinit, i iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, u mbajt javën e kaluar dhe Brnabiç thotë se në vend që takimi të ishte kulmi i asaj që është rënë dakord dhe bërë deri më tani, zyrtarët e Prishtinës bllokuan gjithçka në mënyrë që ky samiti të mbetej pa asnjë marrëveshje.

Brnabiç kujton se gjatë Procesit të Berlinit, shumë gjëra ishin dakorduar, përkatësisht projekte që nuk kanë të bëjnë me politikën, por çfarë mund të bëhet paralelisht për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët.“Ka gjëra që duhet të festohen, por ju keni zyrtarë të Prishtinës që bllokuan të gjitha marrëveshjet për të cilat kemi punuar për më shumë se një vit në samit”, deklaroi ajo. Në atë kuptim, Brnabiç thotë se bashkësia ndërkombëtare kishte mundësi të bindej në disa raste se ishte e pamundur të bisedohej me Albin Kurti, por edhe me presidenten Vjosa Osmanin.

Siç thotë kryeministrja e Serbisë, në samitin në Tiranë, Edi Rama ishte i bindur se sa e pamundur është të flasësh me Kurtin, dhe Sebastian Kurz kishte mundësinë ta shihte të njëjtën gjë në samitin në Vjenë, ndërsa gjatë vazhdimit të dialogut në Bruksel, sipas saj, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak e panë të njëjtën gjë.

“Unë nuk jam tepër optimiste sepse Kosova është fëmija i tyre dhe është e vështirë për ta të kthejnë kokën, por ata e kuptojnë sa e vështirë është dhe sa konstruktiv është Beogradi”, u shpreh Brnabiç./ Koha.net

Etiketa: Ana Brnabicdialogu Kosove-Serbi

Lajme të lidhura

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri

09:27 - 11/05/26
Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26
Para
Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në prag të celebrimit, detaje nga ceremonia e çiftit pas 5-vjetorit të lidhjes

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në prag të celebrimit, detaje nga ceremonia e çiftit pas 5-vjetorit të lidhjes

TË FUNDIT

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26

Anija ruse “Ursa Major”, e cila dyshohet se transportonte komponentë të reaktorëve bërthamorë për në Korenë e Veriut, u fundos...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com