GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënon burri i pastrueses hajdute: Do i vras si familje ata që…

23:26 - 08/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Habit burri i pastrueses hajdute: Sot kam qenë me Ulsi Manjën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit që bashkë me të birin, Havier kanë vjedhur 120 mijë euro nga banesa e ish-zyrtares Alda Klosi thotë se djalin ia kanë implikuar pa të drejtë në këtë ngjarje. Në një intervistë për emisionin “Review” në “EuroNews”, me tone kërcënuese, Spartak Dobi thotë se po ta dijë se kush e ka përfshirë të birin, i vret të gjithë si familje. Dobi tha se familja e tij nuk vuante ekonomikisht, se ai ia dorëzonte rrogën gruas në shtëpi, ndaj nuk shikon asnjë arsye se përse familja e tij mund të ishte përfshirë në këtë ngjarje.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ke pasur dijeni për krimin që ka kryer bashkëshortja?

Dobi: Jo nuk kam pasur asnjëherë dijeni. As nuk dua të kem me atë më.

Pyetje: Sa vite me me të?

Dobi: Me gruan kam 25 vite që jam martuar. Kam dy fëmijë. Goca është martuar, ka një vajzë, që është shtatzënë që qan tani. Si unë tani.

Pyetje: Por për djalin keni pasur dijeni?

Dobi: Djali nuk ka punë fare. Unë i jepja lekë djalit, skishte pse të ishte futur në këtë ngjarje. Kur ka ardhur koha që i ka thënë të ëmës. Merre ti përsipër, që të dalë unë. Ti të dënohesh.

Pyetje: Kush e ka implikuar djalin në këtë ngjarje?

Dobi: Nuk e di të saktë. Se po ta di, do i vras të gjithë si familje. Nuk shpëton njeri nga këta njerëzit për atë djalin që kam unë. Më vjen keq që po qaj.

Pyetje: Kur ka ardhur policia?

Dobi: Policia ka ardhur pardje. Bëri kontroll dhe nuk gjeti asgjë.

Pyetje: Ti e di se ku kanë qenë paratë?

Dobi: Jo nuk e di. Unë marrë pension të mirë. Jam pensionist, kam punuar në polici. Sot kam qëndruar gjithë ditën me Ministrin e Drejtësisë kam folur me të. Kemi punuar bashkë në Bashkinë e Tiranës. Kam qarë dhe i kam thënë këto gjëra. Mos u mërzit më tha, do bëjmë çmos për të liruar djalin. S’ka djali faj. E ëma ja ka dhënë e ëma ushqimin. Jam shumë i prekur me këtë punë.

Pyetje: Djalit i kanë sekuestruar një makinë?

Dobi: Makinën le t’ia heqin. Tjetrën e kam unë. Djali shkonte punonte natën. Lekët nuk i ka marrë djali im për vjedhje.

Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.

Etiketa: djalikercenonSpartak Dobi

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Java nis me surpriza, mësoni kthesën e motit për sot

Java nis me surpriza, mësoni kthesën e motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com