GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka shpjegon arsyet: Ja përse zgjodha Sylvinhon

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka shpjegon arsyet: Ja përse zgjodha Sylvinhon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSH-së, Duka, ka shpjeguar gjatë arsyet pse ka zgjedhur brazilianin Sylvinho.

“Në media kanë dalë emrat që kemi diskutuar, nuk ka qenë e lehtë të vendosnim. Gjëja e parë që u kam thënë kandidatëve është që Kombëtarja nuk është vetëm skuadër futbolli, është një përgjegjësi e madhe. Pse Sylvinhon? Kur kemi diskutuar me Sylvinhon, në Milano, kemi diskutuar projektet tona. Kam menduar që është zgjedhje e duhur, për ne për të marrë atë që duhet dhe për trajnerin për të qenë në një shkallë më lart në karrierën e tij. Kur kemi diskutuar mes nesh, me stafin e Federatës, kemi menduar që Reja shumë i vjetër, Silvinho shumë i ri, kështu vendosëm për më të riun”, tha Duka.

Keni shkuar deri në Brazil për të gjetur njeriun e duhur, ka ndryshuar koncepti juaj për trajnerin e Kombëtares?

“Nuk jemi nisur nga nacionaliteti, por nga cilësitë e kandidatit dhe ato njerëzore. Të tre njerëzit që kemi në panel janë me përvojë evropiane me ekipe shumë të mëdha, kanë eksperiencën e duhur për ta ndihmuar kombëtaren tonë. Dikush më tha se ata kanë luajtur me Zotin, por kush është Zoti? Messi. Ata kanë luajtur me Messin dhe tregon që kanë shumë njohuri për futbollin”, deklaroi ai.

Aspekti teknik dhe financiar, sa kanë luajtur rol?

“Do të them një të vërtetë që nuk e kemi deklaruar. Kur zgjedhim trajnerin nuk u shmangemi përgjegjësive. Ka qenë një vendim kolegjial. Kur kemi emëruar Panuccin me stafin teknik me votim dhe ka fituar me vetëm 0.5 pikë ndaj kandidati tjetër. Mbase nuk bëmë zgjedhjen më të mirë. Këtë herë nuk e kemi bërë me pikëzim. Kemi menduar të gjithë se me këtë trajner kemi më shumë mundësi”, shtoi kreu i FSHF.

Kur flasim për projekt, është vetëm për Europianin?

“Kontrata jonë është lidhur me Euro 2024, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim marrëdhëniet për një shtyllë jashtë, por mendoj se 18 muaj janë mjaftueshëm”.

A keni darkuar me Kryeministrin, të tre?

“Po, i kam kërkuar unë Kryeministrit të presë stafin, që t’i thotë që Kombëtarja është më e rëndësishme se një skuadër futbolli për shqiptarët”.

Cili do të jetë stili që do të luajmë?

“Edhe pse nuk jam teknik futbolli, një nga pyetjet ka qenë kjo që ua kam bërë kandidatëve. Realisht kam marrë të njëjtën përgjigje nga të gjithë: varet nga futbollistët që kemi dhe kundërshtarët. Sylvinho do ta thotë vetë cili është moduli i tij i preferuar”.

Keni diskutuar me Sylvinhon edhe për ekipet e moshave për një stil loje?

“Trajneri i ekipit A është kryetrajner për ekipet e moshave, këtë do të bëjë edhe Silvinho, për të ndihmuar dhe konsultuar për sistemin e lojës, etj. Në situata ndryshme çdo trajner ndryshon modul. Pikërisht për t’u përshtatur janë trajnerët”, përfundoi Duka.

Etiketa: dukaKryesore1RamaSilvinjo

Lajme të lidhura

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

17:00 - 16/10/26
Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Sport

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26
Para
Përgjimet/ Si u zbuluan paratë e fshehura të pastrueses: I kemi…

Përgjimet/ Si u zbuluan paratë e fshehura të pastrueses: I kemi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi i vunë flakën, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri
Aktualitet

Pasi i vunë flakën, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri

12:04 - 18/10/26

Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë është përgatitur sot për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të ri....

Lexo më shumë
65 të lënduar në protestën e pestë kundër qeverisë, 12 janë te Trauma

65 të lënduar në protestën e pestë kundër qeverisë, 12 janë te Trauma

11:46 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt

Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt

11:15 - 18/10/26
Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës

Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës

10:56 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com