Një i moshuar ka vrarë veten me armë gjahu. Ngjarja ndodhi në banesën e tij në Shkodër. Sipas uniformave blu, 81 vjeçari me inicialet M.M është vetëvrarë në fshatin Trush.
“Rreth orës 10:15, në fshatin Trush, Shkodër, dyshohet se shtetasi M. M., 81 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.
Discussion about this post