GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhdukja e djemve dibranë,ish-deputeti: Mund të zbardhet…

22:29 - 11/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja e djemve dibranë,ish-deputeti: Mund të zbardhet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Agron Qoku thotë se ADN-ja e 4 të mbyturve që u gjetën pak kohë pas ngjarjes në vitin 1996 nuk është bërë. Në një prononcim për Inside Stosy në Top Channel, Qoku thotë se ndoshta, mund të hidhej pak dritë pasi identifikimi me foto për trupat e dekompozuar është i pasaktë.

“Kanë kaluar mbi 26 vjet dhe ata nuk dinë të vërtetën për fatin e familjarëve të tyre, jetojnë apo nuk jetojnë. As unë me informacionet që kam pasur dikur nuk jam në gjendje të them jetojnë apo nuk jetojnë. E vetmja mundësi që të zbulohet një pjesë e së vërtetë; mendoj se ka ardh koha që shteti të marrë përsipër të bëhet ADN-ja e katër trupave që u gjetën në vitin 1996, nëse ato ekzistojnë ende dhe në këto mënyrë të vërtetohet atëherë ato kanë qenë në atë skaf dhe fati i tyre është mbyll në ujrat e Otratos” u shpreh ish deputeti i Dibrës, Agron Qoku

“Nuk du me rru ma mas atij djali, por djegia është këtu moj ti bijë. Është kalb zemra moj ti bijë” u shpreh Shahije Beça, familjare që ka humbur djalin 27 vite më parë.

Si ndodhi Tragjedia e Maqellarës?

Të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç, u panë për herë të fundit nga familjarët tek furgonat që i transportuan drejt Vlorës mëngjesin e 9 Marsit 1996. Sipas raportimeve, ata hipën atë mbrëmje në skaf dhe prej atëherë nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tyre. Ajo që dihet është fakti se skafi ishte blerë i ri dhe kishte mbërritur në Vlorë po atë ditë nga Italia. Mjetin e ka marrë përsipër ta drejtojë Qemal Veizi, vëllai i pronarit të skafit.

Në mëngjes, kur skafi nuk u kthye, vëllezërit e skafistit filluan të shqetësohen. Menjëherë kontaktuan me njerëzit e tyre në Itali, të cilët u thanë se nuk kishte mbërritur asnjë skaf. Kontaktuan me Guadia di Finanza nëse përgjatë asaj nate kishin kapur ndonjë skaf, por sërish morën përgjigje negative. Atëherë ato dolën vetë në kërkim, me një peshkarexhë që kishin në pronësi, por nuk mundën të gjenin asnjë shenjë. E vetmja shtëpi që ka hapur dyert e mortit dhe ka një varr ku e qan të birin është familja e Sulejman Qokut, nga fshati Kllopçisht i Maqellarës. Trupi i tij u gjet në Itali, dy ditë më pas, dhe dyshohet se ishte në skaf me dibranët e tjerë. /TCH/

Etiketa: dibranedjemvezhdukja

Lajme të lidhura

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Para
‘S’të shoh dot në sy’, Kiara përballet sërish me Luizin

‘S’të shoh dot në sy’, Kiara përballet sërish me Luizin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com