GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rama nuk heq dorë nga instalacioni, rikthen tenderin 3.7 mln euro

16:15 - 12/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama nuk heq dorë nga instalacioni, rikthen tenderin 3.7 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që opinioni publik është i mbërthyer tek ngjarja e “pastrueses hajdute” dhe rreth 120 mijë euro që u vodhën në shtëpinë e zyrtares qeveritare, Alda Klosi. Një tjetër histori “pastrimi” të 3.7 milionë eurove nga Buxheti i Shtetit po zhvillohej me qetësi dhe larg vëmendjes së qytetarëve.

Pasditen e së Mërkurës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka rikthyer në skenë tenderin për ndërtimin e instalacionit të drurit në oborrin e selisë së kryeministrit Edi Rama. Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurorimit Publik është hequr statusi “i pezulluar” i procedurës “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”, me fond limit 431.403.183 lekë të reja.

Procedura është hapur fillimisht në Gusht të vitit 2022. Por ajo u pezullua përkohësisht, pas reagimit të fortë publik ndaj këtij shpenzimi luksos dhe të tepruar të kryeministrit. Tashmë, Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka vendosur ta rikthejë sërish aktive procedurën dhe pret ofertat e kompanive private deri në datën 27 Janar 2023.

 

Historia e “kullës prej druri”

Në shtator të vitit 2022, arkitekti futurist austriak, Chris Precht, detyrohet të ndërpresë një intervistë me gazetën “Der Standart”, pasi, sipas tij, i duhej t’i përgjigjej një telefonate të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Rama kërkon një projekt për në Tiranë”, i tha Precht gazetares, pasi mbylli komunikimin me kryeministrin shqiptar. Ky detaj ishte tërësisht i panjohur për publikun shqiptar dhe, në kohën e bisedës, askush nuk e dinte për çfarë bëhej fjalë, përveçse dy personave që zhvilluan telefonatën-Rama dhe Chris Precht.

Dy vjet më pas, në Korrik të vitit 2022, Këshilli i Ministrave, me propozim të shefit të qeverisë, Edi Rama, ngarkon FSHZH që të ndërmarrë procedurat për ndërtimin e një instalacioni druri në oborrin e Kryeministrisë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në 28 Gusht 2022, shpall procedurën për ndërtimin, e cila i ngjan më shumë një kulle druri, me vlerë mbi 3.7 milionë euro.

Tenderi shkaktoi menjëherë reagimin e ashpër public. Vendi, në atë kohë, si edhe sot, vuan një krizë të thellë ekonomike, me inflacion që ka “kapur qiellin”, me çmime shumë herë më të larta se një vit më parë dhe me një menaxhim skandaloz fondesh publike.

Në këto kushte, vendimi i Ramës për të shpenzuar gati 4 milionë euro për një projekt tërësisht të parëndësishëm për jetën shoqërore dhe ekonomike të qytetarëve, natyrisht që nuk do të mirëpritej nga opinion publik.

Rama, i vendosur nën presionin qytetar, u detyrua të bëj një sqarim për projektin. Ai deklaroi se nuk bëhej fjalë për shpenzime luksi, por një projekt për energji të rinovueshme.

Sipas tij, instalacioni prej druri do të shërbente për vendosjen e paneleve të posaçme që do të prodhonin energji nga drita e diellit, duke kursyer energjinë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet. Justifikimi i Ramës nuk bindi askënd. Dhe kishte disa arsye. Më së pari, qytetarët nuk mund të kapërdinin faktin se po shpenzoheshin 3.7 milionë euro për një kullë druri, sado e bukur të duket ajo në letër.

Nga ana tjetër, dokumentat e procedurës dëshmonin se panelet diellore nuk kishin lidhje me instalacionin prej druri. Ato do të vendosen në tarracën e godinës aktuale të Kryeministrisë. Pra, u kuptua qartë se nuk ishte aspak e nevojshme që të ndërtohej kulla prej druri për të vendosur panelet e energjisë së rinovueshme.

Kryeministri Rama nuk ia doli të zbuste euforinë e qytetarëve me justifikimet e tij pa bazë, ndaj zgjodhi një alternativë tjetër. Në Tetor të vitit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit vendosi pezullimin e procedurës. Me shumë mundësi për të ulur tempin e revoltës dhe për ta rikthyer në një moment më të përshtatshëm.

Dhe, ky moment duket se është fillimi i këtij viti. Në 11 janar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit e rikthen aktiv tenderin për ndërtimin e instalacionit prej druri. Opinioni publik tashmë është i përqëndruar tek pastruesja Rozeta Dobi dhe vjedhja që ajo i bëri kasafortës në shtëpinë e Alda Klosit, ish-bashkëpunëtores së ngushtë të Arben Ahmetaj.

Lexo edhe : Dritan Agolli bën realitet ëndrrat e Ramës, hap tender 4 mld lekë për instalacion në kryeministri

 

Etiketa: Arben AhmetajDritan AgolliEdi RamaKryeministriParku Eden

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Plagosja në Elbasan, i riu në gjendje të rëndë ( Emri)

Tragjike në Kosovë, vdes 15-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com