GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ ‘Kam borxhe’, shqiptari kapet në shtëpi bari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ ‘Kam borxhe’, shqiptari kapet në shtëpi bari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar është arrestuar në Rhyl të Britanisë së Madhe pasi u kap duke rritur bimë kanabisi brenda shtëpisë. Sipas mediave britanike, droga kapte vlerën e 848 mijë paundëve. Në momentin që policia ka bastisur shtëpinë e tij, Arnold Hazizi 30 vjeç është ngjitur në çati por ka hedhur në tokë dy telefona celularë që kishin mesazhe të cilat e lidhnin atë me trafikantë droge.

Në gjyq

Pasi u arrestua, Hazizi pranoi në sallën e gjyqit se kultivonte kanabis dhe gjykata e dënoi me 22 muaj burg. Ai kërkoi dhe azil nga shteti britanik por gjykatësi tha se Hazizi do të deportohet në Shqipëri menjëherë pas përfundimit të dënimit.

Në dosjen e tij hetimore thuhet se Hazizi ishte i vetmi person që ndodhej brenda dhe tentoi të arratisej. U gjetën 1010 bimë kanabisi,  25 ventilatorë, 136 drita dhe një sistem vaditjeje. Vetëm pajisjet kushtonin rreth 12,000 £. Është vlerësuar se Hazizi bashkë me një person tjetër kishin prodhuar muajt e fundit rreth 84 kg kanabis. Nëse do të shitej në kilogramë të plotë, kanabisi do të kishte vlerë midis 127,350 dhe 381,600 £. Nëse do të shitej me doza të vogla, kanabisi do të kishte vlerë midis 283,000 dhe 848,400 £

Si shkoi në Angli

Në gjykatë Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në  fermën e tij familjare  por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe.  Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester  dhe punoi për të. “Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri”-tha Hazizi.

Të dhënat në telefonin e tij dëshmuan se ai kishte qenë në kontakt me një burrë të quajtur Nino për t’u kujdesur për bimët dhe madje e mësonte Ninon se si të kujdesej për bimët e tij të kanabisit. Mes tyre kishte 1000 mesazhe.  Nga të gjitha provat e gjetura rezultonte se Hazizi e kryente aktivitetin e paligjshëm për më shumë se 7 muaj para se të arrestohej.

Avokati i shqiptarit Simon Killeen tha se klienti i tij rrezikohet në Shqipëri sepse ka shumë borxhe. “Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri”-tha Killeen.

Etiketa: borxheShqiptarishtepi bari

Lajme të lidhura

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare
Aktualitet

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Aktualitet

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Para
Superkupa e Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Inter

Superkupa e Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Inter

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”
Sport

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26

Futbolli shqiptar do të përjetojë sot një tjetër mbrëmje të madhe, teksa Dinamo City dhe Egnatia do të zbresin në...

Lexo më shumë
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026

07:40 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com