GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet hajduti serial në Berat, në kërkim bashkëpunëtori

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshohen drejtuesit në Policinë e Beratit, dalin emrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Beratit ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer shumë vjedhje, të ndodhura përgjatë vitit që lamë pas, 2022.

Sipas policisë, është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, një 38-vjeçar.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Berat, operacioni policor i koduar “Stuff”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes, të ndodhura gjatë vitit 2022.

Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë 3 herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe disa sende të tjera që autorët i përdornin për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stuff”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– R. N., 27 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë më parë, për vjedhje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. M., 38 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë vitit 2022, kanë vjedhur shuma parash, sende me vlerë dhe vegla pune, në disa banesa dhe subjekte, në zona të ndryshme të Beratit, konkretisht:

– Më datë 01.01.2022, kanë vjedhur në një magazinë, në fshatin Bogdan;

– Më datë 30.04.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Q.;

– Më datë 09.06.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A. Q.;

– Më datë 02.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. X.;

– Më datë 10.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. L.;

– Më datë 26.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. K.;

-Më datë 07.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B.K;

– Më datë 12.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Xh. S.;

– Më datë 17.09.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. M.;

– Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Y.M.;

– Më datë 04.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. A.;

-Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. M.;

-Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur në sportelin e Postës, një shumë lekësh;

-Më datë 28.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketa: bashkepunetoriBerathajduti

Lajme të lidhura

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Para
Zbardhet Veriu i vendit, dëbora arrin disa centimetra

Zbardhet Veriu i vendit, dëbora arrin disa centimetra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të fazës së radhës...

Lexo më shumë
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com