GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Petro Koçi: LSI partia më e korruptuar

18:06 - 19/01/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Petro Koçi: LSI partia më e korruptuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Petro Koçi ka komentuar lidhur me zgjedhjet vendore dhe përzgjedhjen e për të cilën u shpreh se se bëhen sondazhe dhe në bazë të rëzultatit të vendimit, ai respektohet.

Koci tha se nuk mund të ketë konsensus 100% për zgjedhjen e kandidatëve, ndërsa theksoi se atij vetë i është besuar njësia nr.6 në Tiranë të cilën e konsideron një përgjegëjsi të shtuar.

“Pavarësisht vlerësimeve personale që kam për individë të caktuar, në momentin që struktura e ngarkuar zyrtarisht merr një vendim do respektoj atë vendim. Deri në momentin që ka diskutim ti do shfaqësh mendimin tënd, pastaj kur fillon fushata s’ka më vend.

Çdo anëtar i kësaj partie s’mund të pëlqej çdo individ që është në qeveri, sot nuk mund të gjesh persona që kanë konsensus 100%. Mua më kërkuan të isha në Tiranë sepse këtu kanë ndodhur disa transferime politike, shumë kolegë janë larguar sepse kanë marrë detyra në nivel qarku, dhe për shkak se Fieri e ka numrin e deputetëve në përgjithësi dhe presupozohet një betejë e lehtë krahasimisht me zonat e tjera dhe meqë këtu kishte mangësi dhe nuk mbushej njësia nr. 6 dhe meqë se kam qenë atje disa muaj para se të shkoja në Fier, atëherë më propozuan të isha aty. Për mua kjo është një përgjegjësi e shtuar”, tha Koçi në ‘MCN Live’.

I pyetur se si do shkojnë këto zgjedhje, Koci tha se si do shkojnë këto zgjedhje ndikon shumë ambienti politik në rastin e çdo bashkie më vete.

“Ndryshon situata nga një bashki në tjetrën, nëse të gjithë i bashkon njëlloj gjykimi pozitë opozitë, kur vjen puna te terreni sheh se cila forcë ka punuar, ka bërë punë, ka zhvilluar shërbimet, infrastrukturën dhe në këtë plan ne kemi avantazhe të jashtëzakonshme. Përveç avantazhit të përgjithshëm politik, dhe avantazhi në bashki punë janë bërë shumë. Performanca e bashkive tona është e pakrahasueshme me PD. Në Tiranë ne nuk gjejmë dot një shembull që PD të ketë lënë gjurmë, ndërsa Veliaj dhe Rama si kryebashkiakë shpesh janë kthyer në modele frymëzimi”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket aferës së inceneratorit të Tiranës dhe a mund të ketë ndikim kjo te Veliaj, Koci tha se opozita e ka administruar keq çështjen duke e personalizuar dhe se lsi e cila njohët për korrupsionin nuk e mbulon dot të shkuarën duke ndryshuar emrin.

“Ky nuk do të jetë një hall për asnjë, opozita e ka administruar keq si çështje këtë të inceneratorëve, më shumë është përpjekur ta personalizojë se sa ta ndjek si një problematikë. Më shumë opozita ka vepruar si një zëvendësuese e organeve të drejtësisë. Edhe kur ngre një akuzë varet shumë nga kush ngrihet. Nëse ka sot një parti në Shqipëri që është simbol i korrupsionit ajo është LSI edhe pse e ka ndryshuar emrin nuk e ndryshon dot të shkuarën e saj. Kështu që aty është abuzuar me atë projekt, por një akuzë e ngritur nga kampionët e korrupsionit nuk zë dot vend në publik”, u shpreh deputeti i PS.

Etiketa: LSIPetro Koci

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Klubet më fitimprurëse: Kryeson City, dominon Premier League!

Klubet më fitimprurëse: Kryeson City, dominon Premier League!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com