GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Klubet më fitimprurëse: Kryeson City, dominon Premier League!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Klubet më fitimprurëse: Kryeson City, dominon Premier League!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manchester City konfirmohet klubi me të ardhurat më të mëdha në botë, 731 milionë euro sezonin e kaluar, para Realit të Madridit me 714 milionë dhe Liverpool me 702 milionë. Evident dominimi i Premier League, për të parën herë klubet angleze bëjnë më shumë se gjysmën e 20-shes së parë me 11 klube angleze që janë mes 20 shoqërive me më shumë të ardhura në botën e futbollit.

Juventus

Evident po ashtu rënia në këtë aspekt e futbollit italian, Juventusi është në vend të 11 me 401 milionë euro të ardhura, me diferencën mes skuadrës së parë italiane dhe elitës së futbollit europian që është rritur edhe më tepër pas hapjes së stadiumeve pas Covidit.

Money League

Është kjo fotografia që bën Deloitte në bilancin e saj përvjetor Money League, kampionati i parave, një raport që klasifikon skuadrat e futbollit në bazë të arkëtimeve. Në kompleks 20 skuadrat e para kanë gjeneruar sezonin e kaluar 9.2 miliardë euro të ardhurave, në rritje në krahasim me 8.2 që ishin në 2020-2021, duke arritur nivelet e para Covidit, edhe pse vetëm në vitin aktual të ardhurat do të jenë më të mëdha, një trend ky i udhëhequr nga Premier League, një kampionat gjithnjë e më dominues.

Deloitte zbulon në fakt se 5 nga 6 klubet e para kanë patur një rritje të të ardhurave me 15% falë krijimit të partneriteteve të reja komerciale dhe falë të ardhurave të siguruara nga evente që nuk kanë të bëjnë me ndeshjet, si koncerte apo ture nëpër stadiume.

Premier League

Tim Bridge, drejtues i Sports Business Group të Deloitte shpjegon: “Premier League vazhdon të tërheqë miliona tifozë nga e gjithë bota dhe klubet që janë pjesë e asaj kanë një avantazh më të madh në aspektin e të ardhurave në krahasim me klubet konkurrente të vendeve të tjera.

Interesi i partnerëve komerciale, i tifozëve dhe investitorëve për Premier rezulton më i madh se kurrë. Nëse nga njëra anë kjo të bën të shpresosh për një rritje të mëtejshme, mbetet për t’u parë nëse kampionatet e tjera mund të ngushtojnë hendekun, ndoshta duke rritur vlerën e të drejtave televizive në arenën ndërkombëtare, apo Premier League do të mbetet e paprekshme në aspektin e të ardhurave”.

Futbolli italian në këtë skenar nuk është dhe aq mirë. Juventusi ka rrëshkitur nga vendi i 9 në të 11, me 401 milionë të ardhura. Interi mbetet i 14 me 308 milionë dhe Milani është ngjitur në vendin e 16 me 265 milionë. Janë këto të vetmet skuadra italiane që bëjnë pjesë në 20-shen e parë, të gjitha të distancuara nga të parat e klasës. Për t’u sinjalizuar ndërkohë rënia e Barcelonës që ka “rrëshqitur” nga vendi i 4 në të 7, dhe përfshirja në 10-shen e parë e Arsenalit që kryeson kampionatin.

Etiketa: cityDominonPremier League

Lajme të lidhura

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani
Sport

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë
Sport

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Para
Ronaldo kundër Messit, ‘pleshti’ shënon që në min të 3-të

Ronaldo kundër Messit, ‘pleshti’ shënon që në min të 3-të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia
Aktualitet

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe mënyrën e...

Lexo më shumë
Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

17:19 - 11/09/26
Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

17:15 - 11/09/26
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com