GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA paralajmërojnë Kinën, i vendos vijë të kuqe për…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA paralajmërojnë Kinën, i vendos vijë të kuqe për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara po paralajmërojnë Kinën kundër ndihmës materiale dhe të sigurisë për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke përcaktuar një vijë të kuqe nga Uashingtoni në prag të vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Pekin në fillim të shkurtit.

Të martën, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Kinën, Michael Chase bisedoi me Song Yanchao, zëvendësdrejtor i Zyrës së Kinës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Ushtarak pranë Komisionit Qendror Ushtarak, sipas një zyrtari amerikan i cili foli me Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti. Bisedimet ndërushtarake të kësaj jave vijnë ndërsa Uashingtoni po ndjek nga afër çdo vendim të Republikës Popullore të Kinës në përgjigje të kërkesave ruse për ndihmë sigurie. Zyrtari amerikan theksoi njoftimet për fluturime të shumta në Kinë të avionëve rusë të transportit.

Zedhenesi

“Nuk kam një vlerësim të ri për të ofruar”, i tha Zërit të Amerikës javën e kaluar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet nëse ende qendronte vlerësimi i Uashingtonit se Pekini nuk po ofron ndihmë sigurie për Rusinë.

“Nëse shohim që Pekini merr masa për të ndihmuar në mënyrë sistematike Rusinë për t’iu shmangur sanksioneve, sigurisht që do të ketë kosto”, tha Price.

Bisedimet dy-orëshe të së martës erdhën pasi Kina hodhi poshtë një propozim amerikan për bisedime midis Sekretari të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Ministrit të Mbrojtjes të Kinës Wei Fenghe për menjanimin e konfliktit ushtarak në fillim të këtij muaji.

Ministri kinez, Wei, del në pension në muajin mars. Li Shangfu, një anëtar i ri i Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë Komuniste Kineze shihet gjerësisht si ministri i ardhshëm i mbrojtjes kombëtare të Kinës. Shtetet e Bashkuara i vunë sanksione Li në vitin 2018 për shkak të blerjeve të avionëve luftarakë rusë dhe sistemeve raketore të avancuara. Por sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, sanksionet ndaj Li nuk do ta pengonin atë të zhvillonte takime me zyrtarët amerikanë.

Gjatë bisedimeve të së martës, tha për Zërin e Amerikës zyrtari amerikan, Kina gjithashtu ngriti shqetësime për një vizitë të mundshme në Tajvan nga udhëheqësi i ri republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. McCarthy tha vitin e kaluar se do të vizitonte Tajvanin nëse do të merrte postin, veprim që do të zemëronte Kinën. Kina pretendon sovranitet mbi demokracinë e vetëqeverisur, një pretendim i hedhur poshtë nga Tajvani./VOA

Etiketa: kinaRusiaukraina

Lajme të lidhura

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona
Botë

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”
Botë

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin
Botë

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Para
Largimi nga Shqipëria? Si e komenton Yuri Kim njoftimin e…

Largimi nga Shqipëria? Si e komenton Yuri Kim njoftimin e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com